“Vonesat e Bashkisë, probleme për tatimet”

17/03/2005 Dega e Tatim-Taksave akuzon pushtetin lokal për mosregjistrimin e subjekteve
ELBASAN - Tri ditë nga përfundimi i afatit të vendosur për regjistrimin e subjekteve private, në Degën e Tatim-Taksave në Elbasan janë regjistruar vetëm 880 subjekte, nga 1900 që duhet të kishin derdhur detyrimet e tyre ndaj shtetit. Planifikimet e kësaj dege ishin rreth 2400 biznese, por realizimi duket se është mjaft i largët, ndërsa ka mjaft radhë në sportelet e regjistrimit. Kryetari i Degës së Tatim-Taksave, Hysen Harja, ka deklaruar se mosrealizimi i objektivave ka lidhje me një vonesë të shkaktuar në fillimin e vitit për regjistrimin e subjekteve. Sipas tij, fajin për vonesën e ka Bashkia e Elbasanit, e cila, me anë të një urdhër-pagese të shpërndarë në subjekte, ka informuar biznesin e vogël për derdhjen e detyrimeve pranë degës së tatimeve në Bashkinë e Elbasanit dhe tek institucioni taksambledhës. “Kjo stepi bizneset që të likuidojnë detyrimet e tyre pranë nesh, duke nisur vetëm nga 10 shkurti derdhjen e këtyre detyrimeve - vazhdon të shpjegojë Harja. Ne kemi punuar me një volum të madh pune, duke arritur që brenda këtij afati kohor të regjistrojmë mbi 800 subjekte, por realizimi është larg pëpara 20 marsit kur edhe përfundon edhe afati kohor për këtë vit”. Gjithashtu, edhe greva e furgonëve taksi ka ndikuar në numrin e ulët të të regjistruarve si tatimpagues. Edhe për këtë, kreu i tatimeve deklaron se në rastin në fjalë drejtuesit e furgonëve përbëjnë më shumë se 200 subjekte në listat e tyre, duke ulur kështu edhe realizimin e drejtorisë. Edhe në këtë rast, Harja ka kërkuar edhe përgjegjësitë e Bashkisë, e cila për zbatimin e ligjit 1 taksi për 1000 banorë, do të duhet të seleksionojë edhe 214 furgonat ekzistues, duke licensuar vetëm 127 prej tyre. Kjo ka vonuar edhe procesin e licensimit, sqaron Harja. Dega e Tatim- Taksave po punon me orë të zgjatura, sipas kreut të saj, duke tentuar të regjistrojë sa më shumë subjekte përpara afatit përfundimtar.
Bashkia i kundërpërgjigjet akuzave
“Zvarritjet nga ministria e Financave”
ELBASAN – Reagon Bashkia ndaj akuzave të kreut të tatim-taksave. Me anë të nënkryetarit Albert Shopi, Bashkia e Elbasanit ka hedhur poshtë dje të gjiha akuzat e deklaruara nga Dega e Tatim-Taksave në lidhje me numrin e pakët të subjekteve të regjistruara.
Shopi deklaroi se Bashkia e Elbasanit, në bazë të ligjit, do të duhet të tërhiqte taksat mbi biznesin e vogël, por pa tatimin e thjeshtuar. Kjo ka bërë që të nisin disa bisedime midis Ministrisë së Ekonomisë, degës së tatimeve dhe bashkisë së Elbasanit. Këto bisedime kanë vazhduar deri më 15 janar, kur Bashkia e Elbasanit ka hequr dorë nga taksa mbi biznesin e vogël. Urdhër-pagesat, për të cilat bëhet fjalë, janë shpërndarë që në fund të nëntorit, kur edhe ishte vendosur kontrolli mbi biznesin e vogël me ligj nga institucionet vendore.
Data e fillimit të regjistrimit të subjekteve nga ana e degës nuk është shumë e saktë dhe kjo mund të vërtetohet me datën e licensës së parë të lëshuar nga ky institucion.
Sa për furgonët-taksi, ky problem është i përgjithshëm. Furgonët zhvillojnë greva dhe për këtë nuk e ka fajin bashkia. Ato kërkojnë të drejtat e tyre dhe kjo është normale, por ne nuk mund t’i detyrojmë ata të regjistrohen. Ndërkohë për përcaktimin e licensave kjo është vendosur nga Këshilli i Qarkut, duke i dhënë mundësi bashkisë të japë leje për të 214 furgonët, që veprojnë në territorin e saj. Pra, edhe kjo, ka përfunduar Shopi, është një arsye që bie, duke shpjeguar në këtë mënyrë akuzat e ngritura nga Dega e Tatim-Taksave.