OSBE dhuron kompjutera për hatimin e listave zgjedhore
17/03/2005 Regjistrimi i kënaqshëm
ELBASAN - Tetë kompjutera nën vulën OSBE kanë mbërritur pranë prefekturës së Elbasanit për t’i shërbyer procesit të hartimit të listave të nisur më 1 mars të këtij viti. Pajisjet do të jenë në prefekturë deri në monentin kur një drejtues do të ketë probleme apo nuk do të ketë mundësi përdorimi të kompjuterit, duke kërkuar ndihmë në prefekturë.
Tetë kompjuterat e dhënë nga OSBE-ja kanë mbërritur tashmë dhe duket se do të jenë jo pak të dobishëm gjatë fazës së hartimit të listave zgjedhore që po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të korrikut të këtij viti. Procesi i hartimit të listave duket se po shkon mirë në Bashkinë e Elbasanit, ku nga 75 mijë votues janë regjistruar 43 mijë, ndërsa po shkon normalisht në të gjithë Qarkun e Elbasanit, ku deri të mërkurën janë regjistruar rreth 108 mijë shtetas, nga 365 mijë që përfshin i gjithë Qarku. Mësohet se aktulisht nuk janë paraqitur probleme me pajisjet kompjuterike, sidomos në qytete, por gjithashtu është krijuar edhe një kaos në sportelet e gjendjeve civile. Qytetarë të shumtë qëndrojnë në radhë për të marrë një çertifikatë, ndërsa punonjësit e gjendjes civile duhet gjithashtu të monitorojnë operatorët, që hedhin në kompjuter emrat e zgjedhësve. Pikërisht procesit të hedhjes së të dhënave në kompjuter i është kushtuar një vëmendje e veçantë, pasi çdo gabim, sado i vogël qoftë, dhe me një gërmë, apo më një numër, kushton një votë të munguar.
Qarku
365 641
për t’u regjistruar
107 867
të regjistruar
Bashkia
75 000
për t’u regjistruar
43 000