E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 10 mijë shqiptarë bartën numrin

25/07/2011  AKEP: Konkurrenca solli në treg oferta dhe plane tarifore me dobi për konsumatorin

Në më pak se 3 muaj nga lancimi i potrabilitetit të numrit

Mbi 10 mijë përdorues të telefonisë celulare kanë bartur numrat e tyre. Kanë kaluar më pak se tre muaj kohë kur nisi të zbatohet në vendin tonë portabiliteti i numrave, thënë ndryshe ndryshimi i kompanisë celulare pa ndërruar numrin personal dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton se sasia e numrave të bartur ka arritur në një shifër të lartë mbi 10 000 bartje. Sipas ekspertëve të AKEP-it, ka qenë rritja e konkurrencës efektive, e cila ka bërë që në treg të hidhen oferta dhe plane tarifore të reja me dobi për konsumatorin nga kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri. Kjo shifër tregon sipas specialistëve të AKEP-it se përdoruesit e telefonisë celulare janë treguar aktivë duke zgjedhur rrjetin dhe planet tarifore nga të cilat përfitojnë dhe që u përshtaten më mirë kërkesave personale të tyre. Shërbimi i portabilitetit të numrit nisi të zbatohej në muajin prill-maj të këtij viti, duke sjellë një interes të madh nga ana e përdoruesve të telefonisë celulare në vendin tonë.

Janë 4,5 milionë përdorues

Në fund të vitit 2010 numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme arriti në 4,5 milionë pajtimtarë në total duke pësuar një rritje nga të dhënat e fundvitit 2009 kur kjo shifër ishte 4,16 milionë pajtimtarë. Në fund të vitit 2010, numri i përdoruesve për 100 banorë arriti në 140%, krahasuar me129% në fund të vitit 2009, llogaritur kjo për numrin total të pajtimtarëve. Në sektorin e telefonisë celulare janë lëshuar katër autorizime individuale, që janë AMC sh.a, Vodafone Albania, sh.a, Eagle Mobile, sh.a, dhe Plus Communciations sh.a.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›