Mbi 100 të vdekur si pasojë e sulmeve në Nigeri

Numri i të vdekurve si pasojë e një serie sulmesh në Veri të Nigerisë është shumë më i lartë, nga sa mendohej deri tani.
Gjatë një serie sulmesh me bomba në qytetin Damaturu kanë gjetur vdekjen rreth 150 vetë, i tha një përfaqësues i qeverisë agjencisë franceze të lajmeve, AFP.
Kryqi i Kuq deri tani pati njoftuar për 60 të vdekur.
Sulmet janë kryer në qytetin Damaturu, kryeqytet i shtetit Yobe.
Anëtarët e sektit islamit, Boko Haram, kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, duke u kërcënuar me një valë të re terrori.