Rio masaker ne shkolle. 12 femije te vdekur

Imazhet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentet më dramatike të masakrës në shkollë në periferinë perëndimore të Rio de Janeiro. 12 nxënës kanë humbur jetën e mbi 20 kanë mbetur të plagosur në një tragjedi të paprecedent për Brazilin.
Kush arriti t’i mbijetojë breshërisë së zjarrit tentoi t’i shpëtonte mllefit të Wellington Menezes de Oliveira, 24 vjeç, që hyri në ish- shkollën e tij të mesme duke qëlluar mbi 100 plumba kuturu për tre minuta. Qëlloi mbi fëmijë të moshave 12- 14 vjeç e më pas vrau veten pasi u qëllua në këmbë nga një oficer i policisë ushtarake braziliane.
Burime policore flasin për një akt të paramenduar duke iu referuar një letre të lënë pas nga De Oliveira. “Jetonte vetëm. Nuk kishte miq. Jetonte në internet” rrëfen për të motra e tij.
Në shkollë ish- mësuesve të tij u tha se donte të mbante një fjalim ndërsa shkelte në auditore pak pas orës 8:00, orë kur kishte filluar si çdo ditë mësimi.
“Le të mbajmë një minutë heshtje për t’u bërë homazh brazilianëve të vegjël të cilëve ua rrëmbyen jetën kaq shpejt” deklaroi presidenteja e vendit Dilma Rousseff, pa arritur të mbajë lotët.
Delina Bitraku