E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjedhje nga centrali Onagawa. Tre te vdekur nga termeti

Shkaktoi tre të vdekur, mbi 140 të plagosur e alarm bërthamor në një tjetër central tërmeti me magnitdë 7.4 i regjistruar në verilindje të Japonisë. Tërmeti u pasua nga alarmi cunami i tërhequr shpejt. Autostradat e Miyagi u mbyllën e u lajmëruan një seri zjarresh dhe rrjedhjeje gazi.

Tërmeti tronditi të njëjtën zonë si ai i 11 marsit. Epiqendra e tij u lokalizua në det. 3 milionë familje mbetën pa energji, ndërsa nuk u raportuan të tjera dëme në centralin e Fukushimas, por për shkak të blackout në centralin bërthamor Onagawa u verifikuan rrjedhje uji radioaktiv. Burime qeveritare bënë të ditur se rrjedhjet ishin verifikuar në reaktorët një, dy dhe tre.

Centrali i Onagawas nuk ishte në gjendje pune. Puna aty ishte pezulluar pas tërmetit të 11 marsit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›