E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi i buxhetit ne SHBA nis numerimi mbrapsht

Rrjetet televizive amerikane kanë vendosur në  ekran numurimin mbrapsh deri mesnatën e sotme, orë ku nëse nuk arrihet një marrëveshje për buxhetin nënkupton bllokim të qeverisë federale, për shkak të mungesës së fondeve. Presidenti Barack Obama dhe liderët e kongresit nuk kanë arritur ende një marrëveshje ndonëse Shtëpia e Bardhë foli për takim konstruktiv gjatë të cilët liderët shënuan përparim në sheshimin e mosmarrveshjeve mes tyre përsa i përket buxhetit.

Në Shtëpinë e Bardhë Obama u takua me kreun  demokrat të senatit Harry Reid dhe udhëheqësin republican, kreun e dhomës së përfaqësuesve John Boehner. Ky ishte takimi i tyre i katërt në tre ditë, megjithatë nuk u shënua ndonjë kthesë.

“Shënuam progres sot. Kemi arritur të ngushtojmë gamën e mosmarrëveshjeve. Edhe një herë stafit do t’i duhet të punojë gjithë natën në përpjekje për të arritur një marrëveshje. Megjithatë ka ende disa çështje që kërkojnë kompromis, çështje të vështira e të rëndësishme për të dyja palët. Ndaj nuk mundem ende të shpreh optimizëm, por mendoj se jemi më afër sot se sa ishim dje” tha Obama.

Në një mesazh në Twitter, presidenti Obama tha se ndërsa ekonomia amerikane po del nga një "recesion tepër i rëndë" do të ishte "e pafalshme" që të mos arrihej një kompromis . Dhoma e Përfaqësuesve voton sot mbi një propozim republikan për të financuar qeverinë federale edhe për një javë.

Senatori Riid tha se është kundër atij projekt-ligji. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama do të vendosë veton nëse arrin në tavolinën e tij. Demokratët dhe republikanët në Kongres nuk bien dakort mbi masën në të cilën duhet të reduktohet buxheti federal, me qëllim që të fillojë ulja e borxhit të madh të vendit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›