Mbi 1000 të vdekur nga meningjiti në Afrikë
Të paktën 1100 persona kanë vdekur nga meningjiti në pjesën perëndimore të Afrikës. Në këtë zonë janë dërguar rreth katër milionë vaksina kundër kësaj sëmundjeje, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ekspertët konsiderojnë se nga janari i këtij viti, mbi 25 mijë njerëz janë infektuar me këtë sëmundje që nga Senegali deri në Etiopi, ndërsa 85 për qind e të infektuarave janë vetëm në Nigeri.Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjatë vitit në këtë rajon kanë mundur të infektohen më meningjiti rreth 300 milionë njerëz.