Kosovë,LDK kërkon zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë, duke i konsideruar ato si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemet. "Zgjedhjet e reja janë alternativa e duhur pë zgjidhjen e problemeve që shqetësojne qytetarët", ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci. Sipas Dacit, edhe protestat e vazhdueshme në Kosovë janë dëshmi e nevojës për zgjedhje. "Situatat ku vazhdimisht kërcënohet me protesta tregojnë nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve", shpjegoi kreu i LDK-së. Deklaratat e Dacit u bënë pas takimit me shefin e misionit të OSBE-së në Prishtinë, Verner Almhofer.