E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 200 të vdekur nga acari

Vala njëjavore të ftohtit që ka kapluar gjithë Evropën, deri më tani ka lënë të vdekur 218 persona.

Sipas agjencisë AFP, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes temperatura në Republikën Çeke ra në – 38.1 gradë, përderisa për herë të parë në 15 vitet e fundit në Romë bora nuk është ndalur për dy ditë rresht.

Situata më e rëndë është në Evropën lindore. Gjatë kësaj jave, vetëm në Ukrainë janë raportuar 101 të vdekur nga acari, dhe 1,600 të tjerë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Evropën qendrore dhe lindore raportohet se nga bora dhe akulli janë bllokuar me qindra fshatra.

Meteorologët ndërkohë paralajmërojnë se temperaturat do të vazhdojnë të bien edhe gjatë fundjavës. Ata parashikojnë edhe të reshura të reja bore në gjithë kontinentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›