Panetta mohon spekulimet

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, mohoi të premten aludimet, sipas të cilave, ai beson që Izraeli planifikon që në pranverë të ndërmarr një sulm ushtarak ndaj objektivave bërthamorë në Iran.
Një koment i së enjtes në gazetën ‘The Washington Post’ pohonte Panetta beson se “ka shumë të ngjarë” që Izraeli do të sulmojë Iranin në prill, maj ose qershor, sepse Izraeli beson se Irani deri atëherë do të ketë sasi të mjaftueshme të uraniumit të pasuruar për të filluar punën në ndërtimin e një arme bërthamore.
Sipas gazetës, sekretari Panetta edhe presidenti Obama i kanë sugjeruar Izraelit se një sulm i tillë do t’i devalvonte sanksionet ekonomike dhe masat tjera joushtarake, që për qëllim kanë ushtrimin e presionit ndaj Iranit për heqje dorë nga programi i kontrovers bërthamor.
Panetta refuzoi të komentojë raportin, duke thënë se SHBA’të ia kanë shprehur tashmë “shqetësimet e veta” Izraelit.