Villas-Boas kritikon simuluesit e Premierligës

Menaxheri i Chelseas, Andre Villa-Boas kërkon nga Premierliga t’i dënojë futbollistët që ekzagjerojnë kontaktet për të fituar penallti.
Gjiganti londinez ishte ankuar ashpër javën e kaluar, pas dy penalltive të akorduara për Manchester Unitedin, në barazimin e tyre 3-3 në Stamford Bridge.
“Gjyqtarët kanë urdhra të qartë rreth simulimeve, por është vështirë për ata të vërejnë dallimet mes simulimeve dhe ndërhyrjeve të palejueshme. Por, në rast të simulimeve, duhet të ketë ndëshkim me karton të verdhë”, deklaroi Villas-Boas.