E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 80 viktima në Libi

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 13:30

Organizata Human Rughts Watch ka bërë të ditur se numri i viktimave nga përleshjet në Libi ka arritur në 84.

Shumica e tyre kanë pësuar në qytetin Bengazi, ku 35 të vrarë janë raportuar vetëm nga një spital.

Të paktën katër qytete të tjera të Libisë lindore janë zhytur në protesta, ndërsa Aeroporti i Bengazit është mbyllur pas njoftimeve se protestuesit kanë marrë kontrollin e tij.

Faqet e internetit, përfshirë Facebook-un dhe Al-Jazeeran arabe, janë bllokuar, derisa shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›