E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin në mars në Beograd

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 16:00

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë nga mesi i marsit Serbinë, kanë njoftuar burimet e afërta me qeverinë serbe.

Informata se Putin do të vizitojë së shpejti Serbinë është konfirmuar edhe nga ambasada ruse në Beograd.

Siç u theksua, pala ruse është duke zhvilluar konsultime me palën serbe dhe gjatë javëve në vijim do të bëhet e ditur se kur do të realizohet kjo vizitë.

Putin për herë të fundit ka vizituar Serbinë në vitin 2001, kur ishte ende president i Rusisë.

Presidenti aktual i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka qëndruar në Beograd në tetor të vitit 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›