Papunësia brengos BE-në
Britania nuk është vendi i vetëm që po përballet me problemin e papunësisë në radhët e të rinjve.
Në 17 vendet e BE-së, papunësia tek të rinj tanimë qëndron në shifrat e 20.4 për qind, nga 14.6 për qind, që ishte në shkurt të vitit 2008, para se të fillonte kriza financiare.
Në të gjitha vendet e BE-së, niveli i papunësisë tek të rinjtë është më i lartë se niveli kombëtar i papunësisë.
Vetëm Gjermania dhe Holanda kanë një nivel nën 10 për qind. Politikë-bërësit në Bruksel janë të shqetësuar për "një brez të humbur" tek të rinjtë dhe se kjo mund të japë efekte për vite apo edhe për dekada.
Numri i lartë i të papunëve në radhët e të rinjve në Gjermani u rikthyer fuqishëm nga kriza ekonomike.
Në janar të vitit 2011s , 6.5 për qind mes 15-25 vjeçarëve janë të punësuar, ndërsa një vit më parë kjo përqindje ishte 7.5 për qind.
Kjo përqindje e ulët vjen edhe për shkak se mosha mesatare në Gjermani është në rritje, pasi numri i lindjeve ka rënë.
Mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore ka një ndryshim të ndjeshëm.
Pas 20 vitesh nga rënia e murit të Berlinit, në pjesën lindore kemi një papunësi me 10.8 për qind - dyfish më e lartë se në pjesën perëndimore.