Sorensen zëvendës i Fueresë

Diplomati danez, Piter Sorensen, më 1 mars do të marrë postin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, duke zëvendësuar kështu ambasadorin aktual Ervan Fuere.
Sorensen ka shërbyer për një kohë të gjatë në Kosovë dhe Maqedoni. Herën e fundit në detyrë ka qenë në postin e Përfaqësuesit të veçantë të Javier Solanës në Beograd.
Gjithashtu, ai në Beograd që nga viti 2006 ka qenë oficeri ndërlidhës i sekretariatit të Këshillit të BE-së.
Përveç Beogradit, ai e njeh edhe Kosovën, ku ka punuar si drejtor i Zyrës Evropiane në Kosovë, nga viti 2002 deri në vitin 2006, pasi kishte qenë nga viti 2000 deri në vitin 2002 përfaqësues i veçantë i BE-së po në Kosovë.
43 vjeçari Peter Sorensen ka diplomuar në Universitetin e Arhusit në Danimarkë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.