Mbi reformen ne prokurori
Kalimi për miratim në Kuvend i projektligjit mbi Prokurorinë më tërhoqi vëmendjen, sepse para ca muajsh më ra në dorë varianti i parë i projektit dhe pata edhe ndonjë vërejtje - në fakt mbi 160 - që me nismën time ia paraqita zyrtarisht grupit të punës. Meqë nuk bënë ndonjë kundërshtim, mendova se vërejtjet duhet të ishin pranuar në të shumtën e tyre. Por më gënjeu mendja, sepse në variantin përfundimtar pashë se mund t‘i kenë lexuar fare kalimthi. Ndër vërejtjet e mia, një pjesë e mirë vetëm në dukje ishin redaktuese e formale, sepse në fakt qenë më se thelbësore.
Do përmend kalimthi ndonjë rast, si ai i vërejtjes nr. 21 për paradoksin që, pas neneve të posaçme që përcaktojnë drejtuesit e hallkave të prokurorisë, qenka e nevojshme të shtohen edhe katër nene të tjerë, vetëm për të thënë se funksioni i këtyre drejtuesve është "drejtimi" i atyre hallkave. I tillë është edhe rasti i vërejtjes tjetër (nr.1) për kontradiktën "formale" midis neneve të shtuara 3.a dhe 3.c, të njëjtë edhe në projektin përfundimtar. Sipas nenit të parë, Prokuroria përbëhet nga disa organe, ndërsa sipas të dytit, Prokuroria është një organ. Në dukje kjo është kontradiktë formale, në thelb është moskuptim i natyrës unitare që karakterizon Prokurorinë si "një organ i centralizuar", sikurse përcakton Kushtetuta në nenin 148, pika 2.
Ka edhe raste si i vërejtjes sime nr. 12 për nenin 3.c të shtuar, që ka mbetur i njëjtë, me të cilin prokurorët mund të kundërshtojnë vetëm urdhrat haptazi të kundërligjshëm, që janë përjashtim, por nuk mund të kundërshtojnë edhe ato që mendojnë se janë të kundërligjshme, çka është më e shpeshtë.
Është e vërtetë se, në projekt ka disa aspekte që përbëjnë risi, siç është ai i kohëzgjatjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, heqjes së imunitetit të prokurorëve, i raporteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë me Prokurorinë etj. Por të metën më të rëndësishme e gjej në faktin se, projekti kapej vetëm me anën organizative e strukturore të Prokurorisë dhe heshtet për anën funksionale. Ndaj ngrita disa probleme të pazgjidhura, ndonëse me rëndësi thelbësore, deri në Kushtetuese, zgjidhja e të cilave mendoj se do t‘i jepte projektit më shumë të drejtë të kualifikohej si reformë e plotë në Prokurori.
Po rreshtoj disa nga problemet që, bashkë me vërejtjet, ia kam paraqitur grupit të punës:
- Kontradikta Kushtetutë - Kodi i Procedurës Penale për arrestin si nismë dhe si procedurë.
- Marrëdhëniet me homologët e huaj dhe kalimi nga strategjia e bashkëpunimit në atë të integrimit.
- Sipas Kushtetutës, Prokuroria mund të ketë edhe funksione të tjera të parashikuara me ligj. A duhen saktësuar fushat dhe drejtimet ku mund të shtrihen kompetencat e prokurorit për t‘i prerë rrugën njohjes së kompetencave që nuk kanë lidhje thelbësore me Prokurorinë?
- Në cilin pushtet bën pjesë Prokuroria? Nëse nuk bën pjesë në një nga tre pushtetet e ndara me Kushtetutë, atëherë a duhet pranuar se Prokuroria jo më që nuk është e pavarur, por as mund të jetë e ndarë?
- Kujt i jep llogari dhe kush e kontrollon Prokurorinë, meqë nuk është as e pavarur dhe as e ndarë?
- A duhen emëruar prokurorët nga Presidenti, i cili drejton Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që përgjigjet edhe për gjyqtarët?
- A duhet të ketë pushtet pezullues për disa akte të veçanta me pasoja të pariparueshme deri në marrjen e një vendimi nga gjykata në një afat të caktuar?
- Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të konstatojë shkeljet, korrupsionin dhe parregullsitë e vartësve brenda muajit, e për pasojë nuk mund të bëjë rekurs. Mos duhet afat i veçantë për të?
- A duhet të njihet pjesëmarrja e prokurorit në procesin civil, sidomos në paditë që kanë lidhje me një proces penal, ndaj subjekteve të organeve të drejtësisë, në ato për detyrimin për ushqim, të drejtën prindërore, kujdestarinë, deklarimin e zhdukjes etj.?
- A duhet të sanksionohen raportet me SHISH-in, SHIU-n, KLSH-në, Policinë e Shtetit, mediat etj.?
- A është e drejtë që ekspertiza kriminalistike të bëhet nga një institucion që, duke qenë në varësi të Ministrisë së Brendshme, bën dhe ekspertizën operative të policisë kriminale e të shërbimeve informative, gjë që mbart rrezikun e paragjykimit, për të mos thënë të manipulimit të rezultatit?
Etj., etj.
Nuk është vendi këtu të zbërthejmë kuptimin e të argumentojmë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së këtyre problemeve por do të mjaftohemi vetëm me tre prej tyre.
1.
Shohim që hyjnë e dalin prokurorë e hetues të huaj tek kryejnë hetime, shohim që zvarriten hetimet me muaj e vite, sepse priten përgjigjet e letër-porosive të dërguara, shohim gjithashtu se arrestohen njerëz e, pasi mbahen birucave me muaj, kur dërgohen në gjyq lirohen, sepse na "qenkan dënuar më parë për atë çështje, në një shtet tjetër". Për pasojë, marrin me të drejtë dëmshpërblim milionash, por që rëndojnë padrejtësisht mbi ne si taksapagues.
Pse ndodhin këto? Sepse kemi mbetur me hapin e fillimviteve ‘90, me strategjinë e bashkëpunimit e të ndihmës së ndërsjellë, ndërkohë që vitet 2000 kërkojnë strategjinë e integrimit, që do të thotë se shumë veprime procedurale e prova të administruara nga një organ i vendit evropian e të çdo vendi tjetër me marrëveshje të veçantë, janë automatikisht të vlefshme.
Ne jemi ndoshta ndër të paktët vende të qytetëruara që nuk kemi evidencë të procedimeve dhe të dënimeve penale të shtetasve tanë jashtë shtetit.
2.
Të shqyrtojmë çështjen e arresteve. Sipas Procedurës, arrestet kërkohen nga prokuroria dhe caktohen nga gjykata, e cila në këtë mënyrë investohet në çështje. Argumenti se çështja nuk mund të shqyrtohet nga i njëjti gjyqtar është qesharak, të paktën për ne në Shqipëri, sepse reciprocieti i shqyrtimit, në mos hakmarrje, ndjell kompromise në dëm të ligjit. Kjo procedurë paradoksale është transplatuar në mënyrë eklektike nga italianët. Por nuk janë krahasuar rregullimet e ndryshme kushtetuese. Kushtetuta italiane e përcakton shprehimisht se arrestimi bëhet nga gjykata, ndërsa në Shqipëri, Dispozitat Kushtetuese e më pas Kushtetuta njohin shprehimisht vetëm ligjërimin e arrestit të bërë jashtëgjyqësisht, pra vetëm konfirmimin e ekzistencës së kushteve ligjore në aspektin formal juridik, çka ul maksimalisht investimin e gjykatës në këtë fazë të çështjes.
Ky cenim i rregullit kushtetues jo vetëm mbart rrezikun, por edhe ka sjellë efektivisht dëme të mëdha në luftën ndaj kriminalitetit, veçanërisht atij të organizuar, sepse në një pjesë të mirë të rasteve, 5 sekonda pas nisjes me postë a korrier të kërkesës në gjykatë, është dhënë "lajmi" dhe menjëherë shtohet lista e të larguarve "në drejtim të paditur". Për vitin 2008, rezulton se numri i të arrestuarve është pothuaj i njëjtë me të personave në kërkim (402 me 366). Kjo nuk do të ndodhte po të mos cenohej rregulli kushtetues i arrestimit të drejtpërdrejtë nga prokurori.
3.
Sipas Kushtetutës, Prokuroria mund të ketë edhe funksione të tjera të parashikuara me ligj. A duhen saktësuar fushat dhe drejtimet ku mund të shtrihen kompetencat e Prokurorit për t‘i prerë rrugën njohjes së kompetencave që nuk kanë? Kush duhet ta konkretizojë këtë klauzolë kushtetuese veç ligjit organik dhe a nuk është ky rasti për bërë këtë? Duke kërkuar shkakun e kësaj mangësie, hamëndësoj në disa drejtime: Ndoshta nuk duan të rritet roli i prokurorit në procesin civil, prokuroria për të hequr qafe një barrë të tillë, ndërsa gjykata për të hequr ferrat nga këmbët? Mos tremben se, me këtë rast i lihet shteg të famshmit "Kontroll i Përgjithshëm" të Prokurorisë, funksion që shumëkush e kualifikon si tipik të monizmit?
Ata nuk e dinë se kontrollin e përgjithshëm, sovjetët e morën nga armiku i tyre, Cari, i cili e kish marrë nga francezët që e huazuan nga Britania e Madhe me të famshmin "Prokuratores Regis", frymëzuar nga Roma e lashtë. Koncepti "Prokuratores Regis" i feudalizmit u pranua përkohësisht nga borgjezia me ardhjen në pushtet, sepse parimet e saj të demokracisë nuk lejonin një tutelë të tillë në jetën e shtetit e të shoqërisë. Edhe sot, në vende evropiane që nuk janë në majat e zhvillimit, si në Portugali, Poloni e Hungari, ruhet e drejta e prokurorit për kontrollin e ligjshmërisë përgjithësisht, ndërsa në Bullgari i njihet e drejta të marrë pjesë në procesin administrativ, sikurse edhe në Greqi për lejen e sekuestrimit të shtypit.
Monizmi e kishte kontrollin e përgjithshëm të prokurorit si mekanizëm të përhershëm për të mbajtur në fre shtetin dhe shoqërinë. Ky funksion i monizmit kuptohet që nuk mund të transplantohet mekanikisht në shtetin tonë demokratik, jo më në mënyrë të përhershme, por as përkohësisht. Por ky nuk është argument që të mos njihen aspekte të veçanta e të disiplinuara mirë ligjërisht. Shërbimi i Kontrollit të Shtetit është vetëm në aspektin financiar, në aktet e pushtetit vendor. Ato me karakter normativ kanë një kontroll të jashtëm të diskutueshëm, ndërsa ato individualë nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli të jashtëm. Pikërisht këtu nuk rezulton efektive gjykata, e cila investohet mbi ankim, pra vetëm kur i "djeg tjetrit", por jo kur i vjen për mbarë. Të tjerët duhet të heshtin. Lexoni nenin 325 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit, padia në një proces administrativ mund të ngrihet vetëm kur paditësi argumenton "…se atij i cenohen interesat dhe të drejtat". Kjo do të thotë se askush nuk mund të kundërshtohet në gjykatë...
***
Për disa nga këto probleme mund të thuhet se nuk kanë lidhje me ligjin për Prokurorinë. Në dukje kështu është, në thelb jo. Këto probleme lidhen me efektivitetin e veprimtarisë së Prokurorisë në luftën kundër krimit dhe mbrojtjen e ligjit