E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentari i Turqisë,vizitë në Shqipëri

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Koksal Toptan, në krye të një delegacioni parlamentar, mbërriti dje pasdite në Tiranë, për një vizitë zyrtare, i ftuar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Axhenda e Kryeparlamentarit turk nis sot me një takim kokë më kokë me homologen Topalli, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp e dy personaliteteve. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit turk do të ketë një takim me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis dy vendeve, por edhe zhvillimet më të fundit në rajon. Ankaraja është një nga mbështetëset kryesore të Shqipërisë në lidhje me integrimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nesër, Toptan dhe delegacioni që e shoqëron do të shkojnë në qytetin e Shkodrës, ku do të vizitojnë disa monumente kulturore të qytetit, si dhe Kalanë e Rozafës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›