Mbi “strategjitë e hyrjes dhe daljes”
Rexhep Meidani
Në përgjithësi, në rastin e një procesi të jashtëm apo të brendshëm, p.sh. të planëzuar ose konsideruar si ndërhyrje ndërkombëtare, rajonale apo vendore; si kundërshtim e reagim masiv ndaj një krize politike, ekonomike, sociale; si bojkot parlamentar apo institucional, si një protestë popullore, si një grevë e zakonshme apo një grevë urie, etj., pa lënë mënjanë disa elementë shoqërues e frymëzues, emocionalë e spontanë, duhet të merren me domosdo në projektim e programim, shqyrtim e analizë të gjithë elementët, që në përmbajtjen e tyre kanë të bëjnë qartësisht me dy hallka kryesore: me hallkën hyrëse dhe atë dalëse të proceseve të radhitura më sipër. Pikërisht, ato janë strategjia e hyrjes dhe ajo e daljes (entry and exit strategy), në varësi të cilave mund të arrihen ose jo, pretendimet, objektivat, qëllimet e përcaktuara, të paktën ato kryesore ose fillestare.
Pavarësisht specifikave konkrete, ndër përbërëset bazë të strategjisë së hyrjes mund të rreshtohen, p.sh.: (1) objektivat kryesorë të procesit, zgjedhja e nivelit dhe e tipit të përfshirjes, e masës së thjeshtë apo kritike të saj; (2) zgjedhja e formës apo e formave paralele të reagimit, dialektika e tyre apo alternimi i formave të projektuara me kujdes me ato të krijuara e detyruara në rrethana konkrete; (3) argumentet publikë të përdorur apo që do të përdoren për të ushqyer e krijuar bindjen partizane ose popullore, mbështetjen e frymëzimin; (4) zgjedhja e skemës juridike apo e bazimit juridik të të gjithë procesit, hallkave të tij kryesore ose dytësore; (5) raporti i forcave, qëndrueshmëria, zgjedhja e rrugëve, mjeteve dhe strukturave organizative, alternimi i mundshëm i tyre; (6) metodat e përdorura apo ato rezervë në realizimin e strategjisë hyrëse e dalëse, sidomos i atyre në fazën e fundit, të menduara e planifikuara në mbyllje të procesit, në pasqyrim të mjedisit konkret e situatave specifike, të zbatimit dhe propagandimit të rezultateve të tij, etj. Madje, në këtë fazë, siç ngul këmbë 26 shekuj më parë Sun Cu (Tzu), në veprën e tij “Arti i Luftës”, për fitimin e një beteje ka shumë rëndësi iniciativa dhe fleksibiliteti, të qenit elastik dhe aspak i ngurtë...
* * *
Në jo pak raste, strategjitë politike në dalje nuk janë patjetër identike me ato hyrëse, edhe pse ato, në të dy rastet, mund të jenë të zbatuara në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, me përfaqësim, delegim ose ndërmjetësim, me kontakte të gjithanshme e lobime politike e profesionale, me aksione konkrete të shumuara ose të veçuara, në përputhje me forcat pjesëmarrëse, mbështetëse e opinion-bërëse. Por, ama, në përgjithësi, për mbarëvajtjen e strategjive të hyrjes e daljes kërkohen dhe struktura kolegjiale analizuese e variuese, jo prodhime individuale të pamenduara. Kjo mund të bëhet shumë më e domosdoshme në situata gjithnjë e më kritike, pikërisht për të arritur impaktin e duhur të aksionit politik e institucional, social e qytetar.
Duhet pranuar se suksesi për secilin aspekt në hyrje e dalje të këtyre proceseve lidhet ngushtësisht me praninë apo mungesën e orientimeve e linjave të qarta strategjike, me cilësinë e kohezionit brenda hallkave të tyre apo me mangësitë e mungesat e këtij kohezioni, në qëndrueshmërinë konkrete midis pjesëmarrjes, mbështetjes e manifestimit, dhe jo më pak të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm. Tepër e rëndësishme është mbështetja mediatike komunikimi i kujdesshëm me të, pa rënë pre e emocioneve individuale ndaj abuzimeve konkrete të pasqyrimit. Për më tepër, ky komunikim i fundit nuk duhet të jetë reaktiv, por proaktiv. Madje, ai duhet të shoqërojë të gjithë veprimtarinë apo operacionin, përfshirë edhe ndërhyrjet e kontributin e drejtpërdrejtë të drejtuesve kryesorë. Mbi të gjitha, pikësynimi mbetet ai i arritjes së një niveli të lartë vërtetësie e transparence në zonën e krizës, të përplasjes ose konfliktit, deri duke mundësuar vizitat e ndryshme, kontaktet dhe regjistrimet e gazetarëve, praninë e pandërprerë të kamerave në zonën e operimit. Por në fund të fundit, gjithçka lidhet ngushtësisht edhe me forcën dhe qetësinë e drejtimit, me kthjelltësinë, orientimin e përkujdesjen e tij. Gjithashtu, në arritjen e qëllimit kanë rëndësi të veçantë: natyra e kundërshtisë apo e konfliktit, prekja e tij; perspektiva e zgjedhjes politike; fuqizimi në rritje i mbështetjes apo rënia e saj, akumulimi i pakënaqësisë apo turmëzimi i tij në funksion të zgjidhjes; objektivat politikë të këtij reagimi...
* * *
Në botën e sotme, shumë më elektronike, mediatike e virtuale se më parë, është e rëndësishme të synohet dhe të arrihet ndjeshmëria publike maksimale. P.sh., në rastin e një ndërhyrjeje ndërkombëtare, si në krizën e Kosovës, krahas luftës reale një vlerë të veçantë pati dhe lufta mediatike, pikërisht për të arritur një mbështetje të lartë qytetare e politike në shumicën e vendeve të Aleancës, të angazhuara në një mënyrë apo tjetrën në këtë ndërhyrje. Po kjo gjë vlen dhe në situata kritike të brendshme, qofshin ato protesta, bojkote institucionale, greva, etj., përfshirë dhe grevën aktuale të urisë. Prandaj, hapja ndaj medias ose mbyllja ndaj saj mund ta bëjë një kauzë ose tepër serioze e ndikuese, ose dhe të vagët, jondikuese, apo në përgjithësi, një veprimtari konkrete politike e masive të pranueshme apo të papranueshme, të arsyeshme apo të paarsyeshme. Në këtë këndvështrim, një komunikim jo fyes e cinik, shumë më i qetë dhe i kujdesshëm e temperon pozicionimin partizan, kriticizmin dhe reflektimet negative të reporterëve, pse jo dhe të të kundërtve militantë. Po ashtu, nuk duhet harruar fakti që hyrja në zonën kritike (të konfliktit, përplasjes, grevës, etj.) duhet të parapasqyrohet me një koment të plotë, oral e viziv, mbi situatën konkrete...
Por, kjo është njëra anë e medaljes. Duke konsideruar dhe anën tjetër të saj, në rrjedhje të kohës, të gjithë vendimmarrësit më kryesorë duhet të kenë vlerësim të plotë jo vetëm për idetë, forcat mjetet e përdorura në strategjinë e hyrjes, për rrugët e zgjerimit apo zgjidhjes të kundërshtisë, por edhe analizimin, përfshirjen e përfundimit të reagimit, periudhën ose momentin e duhur, strategjinë e përpiktë të daljes. Kjo nënkupton që në kuadër të arritjes së qëllimeve të pritshme sensibilizuese ose realizuese, duhet të dihen paraprakisht dhe parametra konkretë ose kritere të qarta, variante rrugëdaljeje brenda një periudhe të pranueshme kohe, krahas termave të tjerë teknikë të daljes nga kriza e realizimit specifik të objektivave të programuar. Një problem më vete për vendim-bërësit është që përfundimi i një aksioni të tillë (ndërhyrje, bojkot, përplasje politike, protestë afatgjatë, grevë urie, etj.), krahas diagonales politike-institucionale apo diplomatike, të arrijë dhe synime pozitive të karakterit qytetar, demokratik e emancipues. Nga ana tjetër, në kushte kur kriza mund të rëndohet tej kufijve, do të ishte akoma më keq, nëse pala që ka mundësinë më të madhe institucionale e politike për zgjidhje (maxhoranca në rastin e një krize politike) të bëhet gjoja “indiferente” e apatike, bile dhe irrituese, duke u mbajtur fort në pozicionime pa rrugëdalje e kokëforta, që nuk dihet çfarë mund të provokojnë e prodhojnë...