Kalla lilium
Ilir Beqja
Për këdo që nuk e di çfarë është “kalla lilium”, po e them që në fillim që është emri i një luleje. Ky është emri latin e me këtë emër e gjen edhe në dyqanet e luleve në Tiranë. Me siguri që duhet të ketë edhe një emër në shqipen e përditshme, por unë ende nuk e di. Nuk e dija as emrin latinisht para se të hyja në grevë urie, edhe pse lulen e kisha parë. E mësova në këto ditë greve, ashtu siç kam mësuar edhe emrin e shumë luleve të tjera. Ashtu siç kam mësuar shumë histori njerëzore, histori krahinash shqiptare, zanafillë zakonesh shqiptare.
Në çadrën e grevës vijnë lule pafund dhe pareshtur. Kjo çadër ka shumë emra këto ditë, por për mua më shumë se çfarëdo kjo është tashmë një çadër lulesh. Mund të quhet “kalla lilium”, mund të quhet trëndafil, karafil, krizantemë, lilë, gladiolë, zambak e me radhë.
Në këtë çadër unë prej ditësh rroj mes lulesh, rroj me lule.
Uria prej 13 ditësh m’i ka këputur këmbët, por nuk m’i ka prerë gjinjtë, sepse mbushem me aromë lulesh çdo sekondë që marr frymë në çadër.
Uria prej 13 ditësh m’i ka veshur sytë, por nuk më ka prekur zemrën, sepse shoh lule çdo sekondë që jetoj në çadër.
* * *
Lulet që më mbushin shpirtin e më mbajnë frymën gjallë më kanë shtuar edhe më shumë dashurinë për njerëzit. Për ata që luftojnë ditë pas dite betejën e madhe për mbijetesë, luftën e madhe për dinjitet njerëzor dhe drejtësi.
Dashuria më thotë se ky pushtet do të bjerë në gjunjë dhe do të dorëzohet përpara një populli të zemëruar, që kërkon të drejtën e tij. Ky pushtet do të bjerë në gjunjë përpara një populli që nuk do të lejojë më kurrë që t’i hipin në zverk tiranët!
Prej 13 ditësh në këtë grevë urie i bindur se familja e secilit prej qytetarëve, familja e madhe e shqiptarëve kudo që ndodhen, kudo që të luftojnë për bukë e dritë, është sovrani absolut që i takon të zgjedhë qeverisjen e tij.
është sovrani që nuk do të lejojë kthimin e fantazmave të së shkuarës dhe që është i pavdekshëm si çdo popull që i ka rrënjët tek e ardhmja. Që i ka rrënjët miliona e miliona herë më të fuqishme se familja e kalbur në pushtet. Familjen në pushtet nuk e shpëton dot as loja me kompjuter. Ajo do ta ketë vendin e saj në skedarët e historisë. Historia e një kombi nuk përfaqësohet nga aksidentet e saj.
Të gjithë bashkë ne do të largojmë përfundimisht këtë aksident historik që po fshihet si djalli nga temjani, nga e vërteta, nga drita, nga transparenca. Unë dhe shoqet e shokët e mi jemi të gjithë bashkë në këtë grevë për të mos lejuar që djajtë t’i lenë fëmijët tanë të uritur për drejtësi, të uritur për liri, të uritur për demokraci, të uritur për dinjitet!
Ne do të fitojmë, do të fitojmë për të gjithë Shqipërinë, do të fitojmë për hir të të gjithë shqiptarëve!