E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lotari amerikane”, çmimi i parë Bill Klinton



sh-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, ka organizuar një lotari, ku ai vetë është çmimi, dhe e gjitha për të larë borxhet e gruas. Sekretarja aktuale amerikane e shtetit, Hilari Klinton i ka mbledhur këto borxhe gjatë fushatës së saj zgjedhore në eliminatoret e para presidenciale, ku konkurronte brenda Partisë Demokratike me Barak Obamën. “Një ditë me Billin” është emri i lotarisë dhe për të marrë pjesë mjafton të bësh një donacion online, prej të paktën 5 dollarësh. Sipas prestigjiozes britanike “The Times”, nga viti 2000 deri në 2007 çifti Klinton kanë fituar së bashku një total prej 109 milionë dollarësh, ku përfshihen edhe fitimet e librave të kujtimeve dhe konferencave, por e gjitha kjo nuk ka mjaftuar për të mbuluar shpenzimet e fushatës, që kanë lënë një deficit prej 771 mijë dollarësh. Billit duket se i po pëlqen kjo lloj mënyre e të mbledhurit para, pasi në fakt kjo është hera e dytë në një vit që ai ofrohet si çmim për të paguar borxhet e Hilarit (të cilës nuk i lejohet të mbledhë fonde, pasi është në postin e Sekretares së Shtetit). Por kjo gjë nuk po i pëlqen shumë mbështetësve të dyshes. Kredituesi kryesor i tyre është Mark Penn, d.m.th. ish-përgjegjësi i fushatës është fajtori kryesor i falimentimit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›