Mbiemrat, bllokojnë votimin në Kukës
Një ngatërresë mbiemrash është bërë "mollë sherri" mes komisionerëve të qendrës 0652 në qytetin e Kukësit. Debati mes tyre ka pezulluar procesin e votimit për gati tri orë, duke lënë qindra zgjedhës në pritje dhe më në fund duke u bërë shkak që aty të mbërrijnë togat e policisë. Konkretisht mbiemrat Elezi, Zeneli, Cena etj., të cilët prej kohësh njihen si të tillë, në listat e zgjedhësve kanë pasur një shtesë -aj, duke i shndërruar mbiemrin Elezi në Elezaj, apo Zeneli në Zenelaj e kështu me radhë. Nënkryetari i komisionit, Azem Elezi, i PS-së, ka këmbëngulur që personat, të cilët në listë figurojnë me sufikse, ndërsa në dokumentet e identifikimit nuk e kanë këtë sufiks, të mos votonin. Pretendimi i Elezit është mbështetur dhe nga Bilal Trota, sekretar i komisionit, edhe ky përfaqësues i PS-së. Por kryetari i komisionit, Alban Elezi, së bashku me disa anëtarë të tjerë, kanë vendosur me shumicë votash që këta persona të votojnë. Ky moment ka shënuar nisjen e shamatës mes komisionerëve, gjë që ka detyruar Komisionin Zonal të Administrimit të Votave të mblidhej dhe të vendoste shkarkimin e të dy "plangprishësve" Elezaj dhe Trota. Ata nuk kanë pranuar të largohen, çka ka bërë që të kërkohet ndihma e uniformave blu për t‘i nxjerrë jashtë ambienteve të qendrës së votimit, nënkryetarin Elezi dhe sekretarin Troka.
Mbërritja e policisë në qendrën e votimit ka irrituar së tepërmi simpatizantët e të dyja kampeve politike, që qëndronin në ambientet e jashtme. Drejtori i policisë së qarkut është rrethuar nga turma, aspak miqësore, ndërsa nga brenda qendrës së votimit, përflitej se mbahej i bllokuar një nga anëtarët socialistë të komisionit zgjedhor. Policia ishte pothuajse e paarmatosur ndërsa drejtori i policisë ka bërë thirrje për qetësi. Ndërhyrja e kandidatit socialist, Asllan Dogjani, ka qetësuar situatën dhe ka shmangur aktet e dhunës.
Ndërkaq një numër vëzhguesish të huaj kanë qenë të instaluar edhe në qytetin e Kukësit, ku mes tyre ka pasur edhe përfaqësues të ODHIR-it. Disa nga personat e fisit të Elezëve u janë ankuar edhe atyre, duke thënë se gjatë gjithë jetës ata mbajnë mbiemrin Elezi dhe jo Elezaj dhe se gjithmonë kishin votuar me këtë mbiemër pavarësisht se dikush në gjendjen civile ua kishte shtuar një -aj pa dijeninë e tyre dhe as që dihet se kur ka ndodhur kjo gjë. Pas orës 19:00 është gjetur konsensusi dhe ndonëse orari zyrtar ka përfunduar, është vendosur që votimi të vijojë, edhe për përfaqësuesit e tre fiseve që u bënë objekt i incidentit.
Në gjithë Qarkun e Kukësit, në 217 qendra votimi, procesi i votimit ka vazhduar normalisht. Në orët e mëngjesit ka pasur vonesa në qendrat e votimit të fshatrave: Zall Kalis të Ujmishtit, Barrë të Arrnit dhe Palç të Lekbibajve për shkak të mbërritjes me vonesë të bazës materiale, ndërsa në mesditë gjithçka është sistemuar sipas ligjit.