Mbifaturimi i energjisë, kompensimi në fatura
06/05/2010 Ndryshon llogaritja e kilovatëve të harxhuar. OSSH: Mbaroi faturimi aforfe
Të gjithë konsumatorëve që u është mbifaturuar energjia elektrike në fillim të këtij viti do të kompensohen në faturën e muajit prill. Gjatë një konference për shtyp të organizuar dje Drejtori i Shitjeve në OSSH, Ales Konrad, deklaroi se "të gjithë konsumatorët që kanë pasur mbifaturim në muajt e mëparshëm, janë kompensuar në faturat e muajit prill". Ai theksoi se nga verifikimet e kryera, u konstatua se rreth 100 faturues kishin kryer mbifaturim, për të cilën edhe u pushuan nga puna. Ndërkohë që në respektim të afateve ligjore të vendosura nga Enti Rregullator i Energjisë, kompania pronare e sistemit të shpërndarjes së energjisë CEZ deklaroi se i dha fund sistemit të faturimit aforfe. "Objektivi i OSSH-së është eliminimi i abuzimeve në matje dhe për këtë po vendoset teknologjia e re "My Avis", që do të mbahet nga çdo faturues, që do të bëjë të mundur kalimin e të dhënave direkt në regjistrin kombëtar të faturimeve, si dhe do të ulë çdo mundësi abuzimi", deklaroi Konrad. Sipas tij, ky projekt ka nisur në Durrës dhe pritet të përfundojë në të gjithë vendin brenda vitit 2011. Ndërkohë, duke iu referuar ankesave të shumta të bëra nga qytetarët për mbifaturimin e faturave të energjisë elektrike dhe llogaritjen e gabuar të faturave me çmimet e rritura në muajin dhjetor 2009, kreu i shitjeve në OSSH, sqaroi procedurën se si do të kompensohen qytetarët. “Një çështje shumë e rëndësishme që do të doja t’ua sillja në vëmendje, është edhe ajo e rimbursimit të faturave të muajit janar. Konsumatorët do të shohin në faturat e tyre të muajit prill një zë të ri, i cili zbret shumën nga përllogaritja e mëparshme e muajit janar. Por duhet të jemi të qartë, kjo nuk do të thotë kthim të parave të thata në dorë, por zbritjen e kësaj vlere nga vlera e përgjithshme e konsumit të energjisë në muajin prill”, përfundoi Konrad.
Çmimi
Nga OSSH-ja faturat e muajit dhjetor ishin përllogaritur me tarifat e rritura të energjisë të miratuara nga ERE në mesin e muajit dhjetor, çmime të cilat duhet të nisnin aplikimin në muajin janar të vitit 2010. Ndërkohë që ERE vendosi në mes të muajit dhjetor 2009 të rrisë me 13 për qind tarifat e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010, ose rreth 10 për qind më pak nga sa kishte kërkuar OSSH.
Vendimi
Që nga data 1 maj, nuk do të përdoren me faturat aforfe, por çdo faturim do të bëhet në bazë të matësve të energjisë elektrike. Sipas vendimit të mëparshëm të ERE-s, duke filluar nga data 30 prill, OSSH-ja e ka të ndaluar të aplikojë në vazhdim faturime aforfe. Sipas këtij institucioni, nëse do të ketë raste të kësaj natyre, qytetarët duhet të drejtojnë ankesa dhe më pas të rimbursohen për faturat e paguara.