E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovari me 5 kg heroinë, përfundojnë hetimet e Prokurorisë

13/12/2008  Sead Qorrolli po e kalonte drogën nga Kosova drejt Maqedonisë

TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet ndaj shtetasit kosovar Saed Qorrolli, i cili akuzohet për trafikimin e 5.124 kilogramëve heroinë. Nga hetimi paraprak rezultonte se ky shtetas vinte nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë, ku kishte kaluar pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës me drejtimin Durrës e më pas do të kalonte në Itali nëpërmjet tragetit. Gjatë kontrollit të ushtruar automjetit në pjesën e poshtme, është vënë re se në rezervuarin e karburantin në pjesën e majtë, është konstatuar një ndërhyrje mekanike. Për këtë arsye nga ana e punonjësve të policisë është bërë zbërthimi i depozitës së karburantit, ku pasi u ça në pjesën e poshtme, janë gjetur 10 pako në formë drejtkëndëshi të mbështjella me natriban ngjyrë bezhë të mbyllur dhe në vendin ku ishin pakot kishte një sasi dheu ngjyrë e zezë. Pas peshimit të 10 pakove, rezultoi se ato kishin një peshë prej 5.124 kg. Lidhur me këtë konstatim në tetor të këtij viti është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sead Qorrolli. Nga deklarimet e tij mësohet se ai banonte si emigrant në Bernë të Zvicrës, dhe se kishte shkuar në Kosovë. Sipas aktit të ekspertimit kimik nr. 6340 datë 22.09.2008, rezulton se lënda e sekuestruar ka në përmbajtje heroinë. Ndërkohë që sipas shpjegimeve të tij, për lëndën narkotike Qorolli pretendon se nuk ka patur dijeni për lëndën narkotike dhe sipas tij, këtë gjë mund t’ia këtë bërë një miku i tij, të cilit i ka dhënë makinën për ta rregulluar në Kosovë. Ky pretendim nuk është i bazuar, sepse siç rezulton nga aktet ky i pandehur me mjetin në pronësi të bashkëshortes së tij, me vetëdije të plotë, ka gjetur sasinë e lëndës narkotike të cilët me qëllim që t’i shpëtonte kontrolleve të shumta kufitare, ka zgjedhur për ta kaluar nëpërmjet detit. Nga hetimi rezulton se i pandehuri ka konsumuar elementët e veprës penale “Të trafikimit të lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›