E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbillte kanabis mes patateve, kapet 55-vjeçari

Korçë

Mbillte kanabis sativa mes qepëve dhe patateve, prangoset nga policia. Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë të ditur se është prangosur 55-vjeçari Baki Xhelollari, nga fshati Marjan në zonën e Gorës, pasi kishte mbjellë kanabis sativa në tokën e tij. Gjatë kontrollit të uniformave blu në këtë zonë u zbulua se Xhelollari krahas kulturave bujqësore qepë dhe patate, kishte mbjellë edhe gjashtë rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa. Të njëjtat burime saktësojnë se 55-vjeçari ka të regjistruar edhe precedentë të mëparshëm penalë, sepse është dënuar për “vrasje të mbetur në tentativë”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›