ani dopiete Bogdani titullar
Lojtaret shqiptare fluturojne ne Serine B italiane. Portieri Samir Ujkani vazhdon te jetoje endrren e bukur me Novaren titullar fitues edhe dje kunder Piacences dhe kryesues i renditjes. Por protagonist ka qene sulmuesi Edgar ani i cili ka realizuar nje dopiete e cila i lejoi Modenes se tij te permbyse disavantazhin 1-0 kunder Vicences dhe te marre tre piket. Nderkohe ne Serine A dje ka qene nje mbremje per tu harruar per Erjon Bogdanin dhe ezenen e tij. Edhe pse ne fushe per 90 minuta bomberi shqiptar dhe shoket i tij i jane dorezuar vjollceve me rezultatin 1-0. Hamdi Salihi ka luajtur titullar ne transferten e djeshme qe Rapidi i Vjenes barazoi 2-2 kunder Matersburgut. Sulmuesi shqiptar i ka lene vendin ne minuten e 77-te kosovaro-austriakut Atdhe Nuhiu i cili ka shenuar golin e barazimit per ekipin e kryeqytetit. Nderkohe Altin Lala eshte rikthyer ne skuader pas demtimit por ne ndeshjen e fituar kunder Maincit 1-0 nuk ka zbritur ne fushen e lojes. Ne Gjermani Besart Berisha ka qene protagonist ne fitoren e skuadres se tij Arminia Bielefeld e cila mundi 2-1 Osnabrukun. Mesfushori shqiptar nuk ka shenuar por ka qene nga lojtaret me te mire ne fushe gjate gjithe ndeshjes.