Vitamina e parandalon Parkinsonin
24/05/2005 Vitamina E ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Parkinsonit. Ky është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve australianë, të ndihmuar edhe nga Spitali Mbretëror “Victoria” në Montreal pas kërkimeve të tyre mbi efektin e kësaj vitamine në organizmin e njeriut. Ndërkohë që ky zbulim do të pasohet edhe me kërkime të tjera.
Shkencëtarët australianë kanë pohuar se një dietë ushqimore e pasur me vitaminën E, mund të mbrojë nga sëmundjet e sistemit nervor. Shqetësimet e para të mikrobit të Parkinsonit, fillimisht me dridhjen dhe ngurtësimin e muskujve, shfaqet rreth moshës 55-vjeçare, sëmundje kjo që mund të trajtohet, por jo të shërohet.
Të shumta janë rastet e personave të famshëm të prekur nga kjo sëmundje, si Hitleri, Francisco Franco, Presidenti amerikan Roosevelt, boksieri Muhamend Ali, aktori i njohur amerikan Michael J. Fox, apo edhe Papa Gjon Pali i Dytë.
Studimi i shkencëtarëve australianë, i publikuar ditët e fundit në revistën “Lancet Neurology”, ka analizuar të gjitha studimet e bëra në 40 vitet e fundit, lidhur me efektin që ka një dietë e pasur me vitamina C, Beta-Caroten dhe vitaminë E, që parandalojnë Parkinsonin.
Ata arritën në përfundimin se dy të parat nuk kishin asnjë efekt pozitiv mbi sëmundjen, ndryshe nga vitamina E. Por, ndërkohë ndikim pozitiv ka vitamina E jo në formën e saj sintetike, që gjenden në farmaci, por në formën e saj natyrale. Pra, vitamina E që gjenden në produktet natyrale si te vajrat e papërpunuara, te vaji i farërave të drithërave, të sojës, të ullinjve, të misrit, të kikirikut.
Gjithashtu, vitamina E gjendet edhe te pjesët e dhjamura të mishit të kafshëve, te produktet e drithit, te bajamet, arrat, lajthitë si dhe në të verdhën e vezës.
Krahas kësaj sëmundjeje rritet efekti që ka vitamina E në shëndetin e njeriut, edhe në parandalimin e sëmundjeve të tjera, si atë të Alzhajmerit, sëmundjet kardiovaskulare, iktusin, diabetin, etj.