Laura Bush pritet me protesta
24/05/2005 Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Laura Bush, vazhdon vizitën e saj në Lindjen e Mesme. Nga Jordania, ku mori pjesë në Forumin Botëror të Ekonomisë, ajo shkoi të dielën në Jeruzalem, ku u prit me protesta gjatë vizitës në objektet e shenjta. Protestuesit, që kishin dalë në Murin Perëndimor, thërrisnin për lirimin e Jonathan Pollard, i cili po kryen dënimin me burgim të përjetshëm për spiunazh në favor të Izraelit. Më pas, zonja Bush vizitoi xhaminë the Dome of the Rock. Ndërsa ajo hynte dhe dilte nga xhamia, besimtarë myslimanë thërrisnin, duke shprehur kundërshtimin ndaj vizitës së Zonjës së Parë. Policisë izraelite iu desh të krijonte një kordon sigurie gjatë kalimit të vargut të makinave që shoqëronin zonjën Bush. Më pas, ajo u shpreh se e pa me sytë e saj se “çfarë vendi emocional është” vendi i shenjtë në Jeruzalem. Ajo shtoi se “ajo që ne të gjithë dëshirojmë është paqja”.