Stafi i BBC-së në grevë
24/05/2005 Mijëra gazetarë, teknikë dhe punonjës të tjerë të BBC-së kanë nisur një grevë 24-orëshe që prej mesnatës të së dieles. Greva u thirr nga sindikatat pas mosmarrëveshjes mes tyre dhe drejtuesve të BBC-së, rreth një plani të këtyre të fundit për të shkurtuar 4 mijë vende pune. Efektet e grevës po ndjehen në transmetimin e lajmeve dhe programeve të tjera në televizion, radio dhe internet. Zyrtarë të sindikatave thonë se shkurtimi i planifikuar i vendeve të punës do ta dobësonte BBC-në. Por drejtori i përgjithshëm i korporatës, Mark Thompson, thotë se ato janë me rëndësi jetësore për të ndihmuar financimin e programeve të BBC-së në të ardhmen dhe për përshtatjen me ndryshimet në fushën e teknologjisë.