E Hënë, 2 Nëntor 2026

Irak, takim mes klerikëve

24/05/2005  Ndihmësit e klerikut radikal shiit, Moqtada al-Sadr, zhvilluan një takim të rrallë me një grup studiuesish të njohur sunni, në përpjekje për të lehtësuar tensionet në rritje mes sekteve të ndryshme fetare në Irak.

Takimi i së dielës zhvillohet më pak se 4 javë, pasi autoritetet irakene bënë të njohur qeverinë e re. Që nga ajo kohë, mbi 500 vetë mes tyre klerikë sunni dhe shiitë, janë vrarë gjatë sulmeve me bombë, pritave dhe rasteve të tjera me dhunë. Pas takimit, një nga krerët kryesorë shiitë, pjesëmarrës në të, tha në një intervistë për televizionin Al-Arabija se mendon që kriza ka filluar të zgjidhet. Një zëdhënës sunni e vlerësoi lart takimin, në një intervistë që dha për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›