Vriten 12 rebelë afganë
24/05/2005 Ndërsa Presidenti afgan, Hamid Karzai, përgatitet të takohet me Presidentin George Bush, më vonë gjatë ditës së hënë, në Uashington, forcat amerikane dhe aleatët e tyre afganë janë përplasur me rebelët në provincën Paktika, në lindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin. Njoftohet se 12 rebelë u vranë gjatë luftimeve dhe një ushtar amerikan u plagos. Vizita zyrtare katërditore e z.Karzai në Uashington bëhet në një kohë kur njoftohet për mosmarrëveshje mes autoriteteve afgane dhe atyre amerikane rreth operacioneve ushtarake, luftës kundër drogës dhe keqtrajtimit të të burgosurve. Por z.Karzai, që do të takohet me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe me anëtarë të Kongresit, pritet të theksojë rëndësinë e vazhdimësisë së partneritetit mes të dy vendeve për të rindërtuar Afganistanin dhe mundur forcat rebele.