E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Shtetit Presionet politike sdo te pengojne goditjen ndaj krimit

Policia e Shtetit i sheh akuzat ndaj krereve te saj si presione qe tentojne te pengojne punen per goditjen e krimit. Akuzat ndaj nje prej drejtuesve me te rendesishem te uniformave blu kane detyruar kete institucion te dale me nje deklarate publike. Ne lidhje me cdo akuze apo pretendim Policia e Shtetit perserit ftesen publike per te gjithe akuzuesit deputete ose jo qe te gjitha dyshimet faktet dhe provat ti paraqesin prane organit te prokurorise si organ qe Kushtetuta e ngarkon me ndjekjen penale - thuhet ne reagimin zyrtar. Policia e Shtetit denon me force cdo perpjekje per te ushtruar presione ndaj punes se saj ne lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe i garanton qytetaret shqiptare se askush dhe asgje nuk mund ta lekunde vullnetin e saj per te vazhduar kete lufte ne bashkepunim me te gjitha agjencite ligjzbatuese ne vend dhe me partneret tane nderkombetare - thuhet ne njoftim. Akuzat te cilave u pergjigjet policia u lexuan dje nga nje deputet i PS-se qe akuzonte zevendesdrejtorin e Policise se Shtetit Agron Kulicin per disa ceshtje penale. Kjo ka bere qe drejtuesit e policise te reagojne duke sqaruar se te gjitha ceshtjet e permendura jane bere ose nga prokurorite e rretheve ose ne bashkepunim mes prokurorise e policise. Ne lidhje me cdo akuze apo pretendim Policia e Shtetit perserit ftesen publike per te gjithe akuzuesit deputete ose jo qe te gjitha dyshimet faktet dhe provat ti paraqesin prane organit te prokurorise si organ qe Kushtetuta e ngarkon me ndjekjen penale. Policia nga ana e saj ka renditur edhe faktet qe argumentojne sipas saj se akuzat ndaj Kulicit jane thjeshte produkte politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›