Mbledhja e KRRTRSH/ Miratohen investime me vlerë 1 miliard euro, për ndërtimin e disa fabrika çimentoje

Nën Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) miratoi në mbledhjen e tij të djeshme, disa studime urbanistike për sheshe ndërtimi për fabrika çimentoje.
Kryeministri Berisha i vlerësoi shumë të rëndësishme studimet urbanistike për sheshe ndërtimi për fabrikat e çimentos, investime me vlerë rreth 1 miliardë euro.
“Sot, janë një seri çështjesh në rendin e ditës të kësaj mbledhje, ndër të cilat janë edhe sheshet e ndërtimit për fabrika çimentoje, me një investim rreth 1 miliardë euro. Shqipëria është një vend me nevoja në rritje shumë të shpejtë për çimento dhe materiale ndërtimi. Një infrastrukturë e tërë është për t’u ndërtuar, janë për t’u ndërtuar edhe qindra hidrocentrale, vepra të shumta vaditje, mijëra kilometra rrugë dhe vepra arti në çdo kilometër. Në këtë kontekst, nevojat e vendit për çimento janë shumë të mëdha. Ndaj, janë shumë të mirëpritura investimet në industrinë e çimentos dhe industrinë e materialeve të ndërtimit në tërësi”, u shpreh kryeministri.
Vendime të miratuara në mbledhjen e KRRTRSH-së
Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) diskutoi dhe miratoi vendimet si më poshtë;
1 - Shesh dhe leje ndërtimi për fabrikë çimento, me investitor General Cement Albania (GCA), në qarkun e Lezhës.
2- Studim urbanistik dhe shesh i ndërtimit të objektit “Hidrocentral Rrapun 1 dhe Rrapun 2”, komuna Librazhd – Qendër, qarku Elbasan.
3- Stadium urbanistik dhe shesh ndërtimi për objektin “Fabrika e Çimentos – Drojë”, Mamurras.
4- Studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për fabrikë çimentoje, në Komunën Bushat, qarku Shkodër.
5- Studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për objektin “Kompleks industrial për prodhimin e çimentos dhe tullave të lehtësuara në Fushë - Krujë dhe Nikël”, me investitor “GENER 2”.
6- Studim urbanistik pjesor dhe sheshi i ndërtimit të objektit “Kompleks sportiv”, në Budëll, Bubq, në qarkun Durrës.
7- Plani i përgjithshëm rregullues Voskopojë.
8- Detyra e projektimit për Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Cërrikut.
9- Detyra e projektimit për Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Përrenjasit.
10- Detyra e projektimit për studimin urbanistik pjesor të kodrës “Krasta e Madhe”, Elbasan.
11- Detyra e projektimit për hartimin e planit të përgjithshëm rregullues të bashkisë Gramsh.
12- Detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Librazhdit.
13- Detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Belshit.
14- Detyra e projektimit për studimin urbanistik të komunës Bushat në qarkun e Shkodrës. Studimi urbanistik i qendrës së komunës Bushat, zonës industriale gjatë autostradës Tiranë-Shkodër dhe rrugës kryqëzimi Vau i Dejës-Mjedë, si dhe vijat kufizuese të 14 fshatrave të kësaj komune.
15- Detyra e projektimit për hartimin e studimit rajonal dhe mjedisor të rajonit që përfshin bashkinë Vorë, komunën Prezë dhe komunën Bërxull.
16- Masterplani i bashkisë Vorë, detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të bashkisë Vorë, plani rregullues i bashkisë Vorë.
17- Studimi urbanistik përgjatë rrugës së Rinasit, me sipërfaqe të përgjithshme 234.40 ha.
18- Studim urbanistik i zonës turistike të Gjirit të Lalzit.
19- Studim urbanistik pjesor në territorin me sipërfaqe 74.3 ha, në jugperëndim të Liqenit të Farkës (pjesë e studimit Rajonal Mjedisor).
20- Leje për shesh ndërtimi për objektin “Zonë Shërbimesh” (pikë karburanti, zyra, hotel, godinë polifunksionale, etj), me sipërfaqe 1.4 ha, brenda studimit përgjatë rrugës së Rinasit.
21- Leje sheshi dhe leje ndërtimi për “Godinë 4 kate”, në zbatim të studimit pjesor.
...