PD: Nuk ulemi dot në nivelin ordiner të Edi Ramës. Ai tashmë e ka marrë pëgjigjen

Akush nuk do të lejohet të bëhet pengesë për realizimin e projekteve të mëdha me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit. Ky ka qenë edhe Reagimi i Partisë Demokratike ndaj deklaratave të paradites së sotme të partisë së vetme opozitare në vend. Kjo e fundit përmes një konferencë për shtyp të Blendi Klosit, shprehu shqetësimin e saj për ndërtimin e TEC-it në Porto Romano, duke shkuar deri në paralajmërimin se nuk do të lejonte ndërtimin e tij, apo edhe duke etiketuar kryeministrin Berisha si njeriun e qymyrit. Për Partinë Demokratike Klosi nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënës maskë i Edi Ramës. Në fund Partia Demokratike nuk pranon të ulet në të njëtin niveli me Edi Rama sa i përket deklaratave fuese.
Deklarta e plotë e Partisë Demokratike
Edi Rama sërish për të maskuar humbjen pa u skuqur u deklaroi shqiptarëve se TEC-et me qymyr janë të ndaluara dhe nuk ndërtohen në Europë ndërkohë që në Gjermani janë në ndërtim 3 të tilla, në Itali 2, Hollanda Polonia dhe një sërë vendesh të tjera po I ndërtojnë ato.
Po kështu pa u skuqur nxorri zëdhënësin maskë të tij dhe ndërrmori sulmet e rradhës familjare kundër Kryeministrit.
PD I thotë z.Rama se sulmet e tua të përditshme familjare tregojnë vetëm konceptin dhe moralin tënd familjar.
Ne nuk kemi ndërmënd ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Ato e morrën përgjigjen nga shqiptarët më 28 qershor.
Ndërsa për sa I përket Parkut energjitik të Porto Romanos ajo ckla mund të themi është se për sa do që të mundohet kryetari I opozitës të krijojë dhe të sajojë akuza nga hici, projektet për industrializimin e vendit nuk do mund ti pengojë dot
...