Mbledhja e Omonia-s, reagon Bollano: Vendimet ilegjitime
Bollano e ka quajtur vendimin e këshillit të Omonia-s sipas të cilit kërkohet dorëheqja e tij dhe shkeputja e kësaj organizate nga PBDNJ, si vendime ilegjitime dhe dhunim për herë të dytë të zyrave të Omonia-s.
VENDIMI
TIRANE- I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreu të Omonia-s Vasil Bollano, pas njohjes me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të minoritetit etnik grek, ku kërkohet dorëheqja e tij dhe shkeputja e kësaj organizate nga PBDNJ. Bollano e ka quajtur vendimin një dhunim të dytë qe i është bërë zyrave të Omonia-s që nga krijimi i saj. Duke analizuar më tej këtë akuzë, Bollano shprehet se pas dhunimit nga SHIK-u në vitin 1994 , me në krye Bashkim Gazideden, këto zyra u dhunuan për herë të dytë ditën e djeshme, nga një bandë qeveritare e drejtuar nga Kosta Barka dhe ministri Spiro Ksera.
“Ju them se cdo grupim apo subjekt ka jashtëqitjen e tij” vazhdon në këtë reagim, kreu i Omonia-s. Më tej, duke i cilësuar këto vendime ilegjitime, Bollano thotë se Omonia funksionon në interes të minoritetit grek , ndërsa dënon ashpër veprime të tilla.
(e.n/BalkanWeb)