E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Këshilli i Omonia-s: Dule të dorëzojë mandatin

Këshilli i Përgjithshëm i minoritetit etnik grek “Omonia”-s, ka vendosur të ndërpresë cdo marrdhënie me PBDNJ duke kërkuar që kreu i saj Vangjel Dule të dorëzojë mandatin e deputetit tek OMONIA-s pasi është ajo që e ka fituar këtë mandat. 

TIRANE- Këshilli i Përgjithshëm i minoritetit etnik grek “Omonia”-s, ka vendosur të ndërpresë cdo marrdhënie me PBDNJ pasi konstaton se lidershipi i saj synon të manipulojë e të injektojë krizën e vet si krizë dhe të OMONIA-s.
Tjetër vendim ka qënë dhe vendimi për ti kërkuar kreut të PBDNJ, Vangjel Dule të dorëzojë mandatin e deputetit tek OMONIA-s pasi është ajo që e ka fituar këtë mandat si dhe i kërkon kreut të OMONIA-s Bollano të japë dorëheqjen. Këshilli ka vendosur thirrjen në muajin dhjetor të konferencës së përgjithshme të OMONIA-s, si një kërkesë për t’i dhënë fund situatës së kundërvënieve në organizatën e minoritetit grek dhe për të zgjedhur drejtues të rinj në krye të saj.
Mbledhja është drejtuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Përgjithshëm Spiro Ksera, njëherësh edhe ministër i Punës, si dhe nga nënkryetari tjetër, Kristaq Kali. I pranishëm ka qënë edhe ish-ministri Kosta Barka, si dhe sekretari i këshillit të përgjithshëm të OMONIA-s, Thoma Mico.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›