Meta: Bashkëpunim reciprok me Indonezinë
Çështje të bashkëpunimit dypalësh, situata në rajon e në veçanti Kosova, kanë qenë në qendër të takimit mes ministrit të Jashtëm, Meta dhe homologut të tij indonezian. Meta theksoi se pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm.
NJU JORK- Çështje të bashkëpunimit dypalësh, situata në rajon dhe në veçanti Kosova, kanë qenë në qendër të takimit që zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Indonezisë, Hasan Uirajuda gjatë qëndrimit në Nju Jork në Sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Burime zyrtare të Ministrisë së Jashtme bënë të ditur se në këtë takim, Meta vuri në dukje rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Indonezinë dhe vlerësoi rolin e këtij vendi në rajon e në organizmat ndërkombëtare.
Ai u shpreh për shtimin e kontakteve midis dy ministrive të jashtme në të gjitha nivelet si dhe kompletimin e kuadrit ligjor të bashkëpunimit reciprok. Lidhur me çështjen e Kosovës, Meta vuri në dukje se pavarësia e Kosovës është një fakt dhe proces i pakthyeshëm, që ka ndikuar mjaft pozitivisht në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Duke respektuar qëndrimin e palës indoneziane për çështjen e Kosovës, zv/kryeministri Meta shprehu dëshirën që ky realitet të njihej e reflektohej edhe në politikat e qeverisë indoneziane.
(e.n/BalkanWeb)