E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e Qeverisë, Berisha: Shqipëria do ketë në 2011-ën buxhetin më të madh në histori

Qeveria shpall prioritetet për vitin e ardhshëm: Mbështetja sociale dhe infrastruktura kryeobjektivat e 2011-ës


Këshilli i Ministrave ka nisur punën për hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Shefi i ekzekutivit Sali Berisha u shpreh sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, se vitin e ardhshëm, vendi do ketë një super buxhet. Dy ditë pas aprovimit nga mazhoranca të shkurtimeve buxhetore në Kuvend, kryeministri tha se buxheti i 2011-ës do dëshmojë dyfishimin në kohën më të shkurtër të rritjes ekonomike në vend. “Buxheti i vitit të ardhshëm (ai i vitit 2011) do të jetë me i madhi në histori dhe do të dëshmojë dyfishimin në kohën më të shkurtër të rritjes ekonomike në vend. Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë përcaktues për zbatimin e programit qeverisës. Ky buxhet duhet t’i qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, të qeverisë së shërbimeve dhe projektet e mëdha nuk cenohen”- u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë shpalli prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm, duke u ndalur tek mbështetja sociale, e cila sipas kryeministrit, do jetë prioritare, për të vazhduar më pas me investimet në infrastrukturën rrugore, ujësjelles, bujqësi, shendetësi, arsim dhe kulturë. Kryeministri tha gjithashtu se ky buxhet do të jetë dhe përcaktues për koalicionin e tij qeverisës.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›