E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poligamia socialiste thyen sedrën e hamshorëve

Proletari marangoz Ibrahim E, 42-vjeçar që bashkëjeton në periferi të Tiranës me dy gra të ligjshme, dhe një dashnore ndoshta nuk e kishte menduar se pikërisht ky fakt do ta bënte atë personazh të medieve. Shkaku i poligamisë në këtë rast ka qenë pasja e një pasardhësi. Ai ndiqte për 11 vjet një grafik skrupuloz për ndarjen e ditëve nga një krevat në tjetrin. Gratë midis tyre thonë se kanë mirëkuptim. është vërtetë e paparë! Për të lindur fëmijë, shqiptarët i gjejnë zgjidhjet me konsensus. Dhe i besojnë kësaj ligjësie, edhe pse ligjet shqiptare në fuqi e ndalojnë poligaminë, por nuk e parashikojnë këtë si vepër penale.
Megjithëse ajo që nuk është e ndaluar është e lejuar. Në përgjithësi njerëzit flasin për vakum ligjor kur mendojnë se një problem i caktuar duhet rregulluar me ligj në mënyrën se si ata e mendojnë. Në këtë mënyrë ka përfituar edhe hamshori Edi Rama që ndonëse ka pasur shumë femra në haremin e tij të ligjshëm dhe të paligjshëm, ka zgjedhur metaforikisht bigaminë me disa “primadonna” ose të violinës së parë për të përcjellë Politikën e tij të re.
Revolucioni rozë demonstrohet me gjithë forcën e saj shpërthyese nëpër daljet verbuese të mrikave socialiste ndër medie ku kanë zënë parinë e burrave në minorancë në PS. Konflikti gjeneracional dhe seksual brenda PS-së është shumë delikate sepse Edi Rama ka vendosur përgjegjësitë dhe detyrat për secilin anëtar të kryesisë së Partisë.
Mjerisht Partia Socialiste për “longa manus” të Ramës ka vendosur unanimisht t’u japë leje-dalje publike të gjithë grarisë së tyre që të cimbisin qeverinë me hartime kakofonie të përditshme. Me këto veprime apo dalje mediatike, ato sikur po përligjin gjendjen e tyre në këtë telenovelë bajate të historisë personale të Edvin Ramës, që po ua kalon soap-opera-ve si Beautiful, Klon, “Mike dhe rivale” apo “100 vitrinat”.
Personazhet e reja femërore në PS-së janë veçse zgjatime të aktoreve të tjera socialiste të zhubrosura si zhele si Arta Dade, Valentina Leskaj a Mimi Kodheli, të cilave këto kohë u është ngritur indeksi i inflacionit mediatik. Shtojzovallet e “soap-opera”-ve, të zgjedhura personalisht nga sheiku, për t’u bërë deputete, po bëjnë bllok për të mbrojtur me thonj të lëmuar e dhëmbë të palarë Sheikun që u solli një kafshatë politikë. Ky është haremi i eunukëve të PS-së, që sërish ngjan i tejmbushur me kandidate të mbetur në tentativë, të cilat abortuan politikisht me 28 qershor.
Sidoqoftë “hamshori” Edi Rama u ka deleguar atyre një lloj fuqie deklarative sa të duket sikur ato vendosin për fatet e opozitës. Identiteti femëror i PS-së është i përfaqësuar nga Leskaj, Kodheli, Xhaçka, Dade-liftingu, Felaj, vajza e Hamitit-Shamku, Gjermeni, Shega Ligori, Spiropali, Seseri, Hysi dhe Armela. Duke arsyetuar në numra është e pashmangshme të konstatosh pjesën e heshtur të politikanëve-burra të PS, që shfaqen të jenë vetëm një maxhorancë e heshtur eunuke në haremin e sheikut të bashkisë e partisë. Identiteti burrëror është reaminacion nga inflacioni i shtojzovalle të haremit edvinist. Në 1900, psikoanalisti i famshëm Sigmund Frojd demonstroi procesin e kastrimit, kurse sot në 2010 Edi Rama bën të kundërt e procesit duke kastruar burrat e PS për të qenë shtojzovalle të politikës nëpërmjet mekanizmit të dëshirës “për të qenë”. është pak komplekse për ta shpjeguar me fjalë, por mund ta shihni në video live në selinë rozë.
Sakaq cinizmi misogjin për të bërë pak fasadë politike në imagjinarin e militantëve është e dukshme sa herë këto infermiere të papranueshme dalin jo të shërojnë por për të fashur sadopak plagët e kryetarit, plot me aksidente me seksin femëror, paçka se po përvijohen dëshmitë edhe për përplasje të dukshme me seksin mashkullor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›