Patozi: Plani i PS bllokues, shtet paralel Rozeta Rapushi
Mazhoranca kritikoi ashper dje ne Kuvend planin e opozites per perballimin e situates ne vend, duke e cilesuar jo vetem hipokrit dhe qe kerkon te pengoje punen por edhe te turpshem me synim per nje shtet paralel. "Nuk ka dy Shqiperi. Ndaj edhe nuk mund te kete shtet paralel. Cfare opozite eshte kjo ngre shtab te vetin, zyre informacioni te veten, madje edhe parashikimin e motit e ka te ndryshem, a thua se qeveria, pushteti lokal, ushtria, policia e shtetit dhe agjencite e tjera, jane te nje shteti armik", u shpreh kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. Sipas tij, kerkesa e PS-se tregon nje politike primitive qe nuk ka asnje grime morali ne qender te saj, ndaj edhe si e tille ka marre dhe do te marre ndeshkimin e zgjedhesve. "Nese nje qeveri qe nuk parashikon dot motet e jashtezakonshme konsiderohet e paafte, ne po e themi qe sot qe kjo eshte e tille. Sepse kjo qeveri dhe kjo mazhorance nuk e ka ne dore dhe nuk mund ta parashikoje dot as eren dhe as shiun, as boren dhe as ngricat, as orteqet dhe as rrufete, as diellin dhe as thatesiren", vijoi Patozi. Demokrati shtoi se ne kete rast, opozita qe po ben sikur eshte e shqetesuar per bllokimin e shume zonave nga bora mund te kishte kerkuar interpelance, seance pyetjesh, mocion per debat, por ndoshta edhe seance te posacme te Kuvendit, ne rast se ajo do te ishte seriozisht e shqetesuar per veshtiresite e krijuara ne mbare vendin nga moti i keq. "Por ajo nuk beri asnje nga keto. Ndaj edhe e vetmja vlere qe ka prezantimi i planit te saj ne Kuvend eshte qe te vonoje ministrat dhe deputetet e mazhorances per t'u rikthyer prane banoreve ne veshtiresi te zonave te bllokuara nga moti i keq. Sepse Edi Rama e lexoi hartimin e tij ne TV mbreme dhe njerezit e pane se sa i preokupuar ishte, ndaj edhe nuk kishte ndonje arsye qe te na merrte serish kohe. Mirepo sot u kerkua qe te zvarriteshin apo pengoheshin punimet normale te parlamentit per t'u rilexuar koncepti i Edi Rames per boren dhe per ujin, per diellin dhe ajrin, per token dhe detin", vijoi Patozi. Ai permendi faktin se opozita bazuar ne fantazite e Edi Rames, sjell nje te ashtuquajtur plan, ne nje kohe kur qeveria dhe strukturat e tjera te shtetit prej kohesh i kane perveshur menget per te perballuar situaten e veshtire. "Kuvendi i Shqiperise nuk miraton plane, kane qene Kongreset e Partise se Punes ato qe e benin kete. Ne miratojme ligje dhe vendime. Dhe kjo mazhorance eshte e gatshme qe te miratoje cdo ligj apo vendim, qe u shkon sadopak ne ndihme atyre mijera njerezve te bllokuara nga bora, por qe ne radhe te pare vjen si kerkesa e atyre burrave dhe grave, qe per dite te tera po luftojne me motin dhe me te ftohtin per t'iu ardhur ne ndihme, dhe jo te atyre qe e shikojne verilindjen dhe juglindjen e Shqiperise nga ekranet e televizoreve", shtoi ai.