E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e qeverisë bëhet në Shkodër, Berisha: E kapërcyem situatën

Shkodër, 13 Janar NOA Këshilli i Ministrave
ka filluar para pak minutash mbledhjen e tij të radhës në mjediset e Bashkisë
së Shkodrës, ku fillimisht është duke folur kryeministri Sali Berisha.

Shefi i qeverisë e ka nisur fjalimin e tij me
një varg falënderimesh për autoritetet, zyrtarë të ndryshëm, specialistët,
forcat e rendit dhe ushtrisë, pushtetin vendor dhe individët.

Unë dua të falënderoj ju anëtarët e qeverisë,
kryetaren e Parlamentit, kryetarin e Komitetit të Ndërministror të cilët u
faktuan qytetarëve të Shkodrës, angazhimin 
plotë dhe total për kapërcimin dhe përballimin e kësaj situate.

Berisha vlerësoi se ministrat së bashku me
qeveritarët vendorë, drejtuat operacionin më të fuqishëm të shpëtimit në
historinë e vendit.

Ky operacion deri tani realizoi me sukses të
plotë shpëtimin e jetës së njerëzve, - theksoi kryeministri.

r.d/e.r/NOA -

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Përmbytjet,
Berisha: Skemi asnjë të vdekur

Berisha,
PS-së: Mos flisni dokrra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›