E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ky mot ndodh një herë në 100 vjet, PS: Një papërgjegjshmëri

Tiranë, 13 Janar NOA Replika mes mazhorancës
dhe opozitës për situatën e emergjencës në Shkodër dhe deklarimeve të
kryeministrit se një mot i tillë ndodh një herë në shekull,

Shkak i përmbytjeve kanë qenë reshjet, që u
cilësuan si të shkallës së dytë. Kjo është një ngjarje që ndodh një herë në 100
vjet, - deklaroi Berisha para pak minutash në mbledhjen e qeverisë që këtë
radhë u zhvillua në Shkodër.

Kryeministri theksoi se shërbimet prestigjioze
metereologjike ndërkombëtare e cilësuan këtë situatë të motit të fillimvitit si
të shkallës së dytë, që përsëritet më rrallë se një herë në 100 vjet.

I menjëhershëm ka qenë reagimi, nga Partia
Socialiste: Përmbytja nuk ishte fatkeqësi natyrore që ndodh një herë në 100
vjet, por papërgjegjshmëri e njerëzve që drejtojnë me vota të vjedhura vendin,
- akuzoi opozita.

e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Përmbytjet,
Berisha: Skemi asnjë të vdekur

Kryeministri:
E kapërcyem situatën

Berisha,
PS-së: Mos flisni dokrra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›