E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, kryeministri: Ndryshe nga vendet e tjera, skemi asnjë të vdekur

Shkodër, 13 Janar NOA Megjithëse ishim në
një situatë të shkallës së dytë sipas matjeve ndërkombëtare, ne nuk patëm asnjë
të vdekur.

Këtë pohim bëri para pak çastesh kryeministri
Sali Berisha duke theksuar se vende të tjera patën të njëjtën situatë moti dhe
përmbytjesh dhe numërojnë dhjetëra jetë të humbura.

Berisha i bëri këto komente, në mjediset e
Bashkisë së Shkodrës ku Këshilli i Ministrave po zhvillon mbledhjen e tij të
radhës.

Kryeministri citoi se shërbimet prestigjioze
metereologjike ndërkombëtare e cilësuan këtë situatë të motit të fillimvitit si
të shkallës së dytë, që përsëritet më rrallë se një herë në 100 vjet.

Ndërsa më tej ka komentuar akuzat e të majtës:
Lëshimi i ujërave është bërë me paralajmërim të plotë, tha Berisha duke iu përgjigjur
akuzave të opozitës se pse nuk u lëshua Fierza.

Një përmbytje e menjëhershme mund të ishte katastrofave
për jetët e njerëzve, - deklaroi Berisha duke vlerësuar këtu se ata që menaxhuan
digat, e bënë këtë duke dhënë maksimumin.

Berisha cilësoi si të papranueshme dhe akuzat
e opozitës se depozitoi ujë për të shitur energji me çmim më të shtrenjtë dhe
ftoi opozitën që të mos i servirni Shkodrës dokrra.

Nga ana tjetër, Berisha vlerësoi se ministrat
së bashku me qeveritarët vendorë, drejtuat operacionin më të fuqishëm të
shpëtimit në historinë e vendit.

Ky operacion deri tani realizoi me sukses të
plotë shpëtimin e jetës së njerëzve, - theksoi kryeministri.

r.d/e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Kryeministri:
E kapërcyem situatën

Berisha,
PS-së: Mos flisni dokrra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›