Meta: Akuzat e z. Rama ndaj ministrit Prifti, një obsesion personal

Tiranë, 13 Janar NOA Akuzat e z. Edi Rama
ndaj ministrit të Ekonomisë dhe të Energjisë z. Dritan Prifti, obsesion
personal, janë arsyet e tyre, por në politikë nuk ecet me opsesione personale.
Këtë vlerësim bëri Kryetari i Lëvizjes
Socialiste për Integrim Ilir Meta i cili njëkohësisht është
zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, duke folur për akuzat e z. Rama
ndaj ministrit Prifti.
Ai shprehu keqardhjen për të gjithë ata
politikanë të cilët siç tha, kërkojnë të bëjnë lajme ndërtuar mbi një fatkeqësi
natyrore. Të jeni të sigurt ju se edhe sikur të mos ishte fare në qeveri z.
Prifti, ata prapë do kërkonin largimin e z. Prifti, - duke shtuar se ka
obsesion personal por dhe duke sugjeruar se në politikë nuk ecet me opsesione
personale.
Më tej Meta sugjeroi se opozita pa asnjë
diskutim duhet të japë kontributin e saj konstruktiv, të japë mbështetje për
ekspertët, për specialistët që të zbatojnë detyrat e tyre.
Në këtë pikë, Meta kërkoi që këto fenomene ne
ti përballojmë me politika më afatgjata në të ardhmen, të cilat padyshim do e
vënë Shkodrën dhe Qarku e Shkodrës në qendër të prioriteteve të kësaj qeverie,
por besoj dhe qeverive të ardhshme.
Sepse besoj ka nevojë për një projekt shumë
afat-gjatë në mënyrë që jo vetëm situata të tilla në të ardhmen të mos krijojnë
shqetësime për qytetarët që jetojnë në zonën e Nën Shkodrës, por edhe
njëkohësisht të garantohen të gjitha kapacitet maksimale në shkarkimin e lumit
Buna, pasi të gjithë ata që e njohin këtë çështje e kuptojnë që pamundësia për
shumë arsye, të cilat janë të shpjegueshme nga specialistët, për të shkarkuar
sot prurjet e lumit Buna në det, përveç ngritjes së detit ka qenë dhe mbetet
një nga shkaqet kryesore të kësaj situate në të cilën ndodhemi.
Meta theksoi se ka kohë për analiza, por tani
është momenti për solidaritet dhe është momenti që secili të japë kontributin e
tij pozitiv për lehtësuar këto sakrifica që po bëjnë, jo vetëm banorët e
Shkodrës, por edhe për sakrificat që po bëjnë strukturat e shtetit.
e.r/NOA