E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Familjeve të përmbytura, menjëherë asistencë financiare

Tiranë, 13 Janar NOA - Partia Socialiste ka
bërë thirrje për ti dhënë asistencë financiare familjeve të përmbytura të
cilat sot gjenden nën vullnetin e ndonjë helikopteri nëse iu hedh ndonjë pako
ushqime a jo.

Kjo situatë për shkodranët, të cilëve iu
rrënua gjithçka në pak ditë nga përmbytjet, duhet të marrë fund, qeveria duhet
tu japë menjëherë asistencë financiare, lekë në dorë këtyre familjeve, - tha
sot në një komunikim me mediat deputetja e PS, Ermonela Felaj.

Partia Socialiste e Shqipërisë i bën thirrje
Sali Berishës dhe qeverisë së votave të vjedhura, që ti japë asistencë
financiare të menjëhershme, me lekë në dorë, qindarkë për qindarkë, çdo
familjeje që jeton në zonën e përmbytur, - theksoi Felaj.Shqiptarët tashmë e kuptuan se katastrofa e ditëve të para të këtij viti nuk
ishte një katastrofë natyrore, por një përmbytje e shkaktuar nga babëzia dhe
korrupsioni i qeverisë, - cilësoi deputetja e majtë.Përmbytja që la mijëra familje pa shtëpi, nuk erdhi si rezultat i ngrohjes
globale, apo eklipsit të hënës, siç thotë Kryeministri i votave të vjedhura,
por erdhi si rezultat i rënies së shtetit, i moszbatimit të asaj rregulloreje
që përcakton qartë kuotën limit të nivelit të ujit në digat e hidrocentraleve,
- vazhdoi znj. Felaj.
e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›