E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e opozitës, përgjigjet Berisha: Mos flisni dokrra

Shkodër, 13 Janar NOA Kryeministri Sali Berisha
i cilësoi si të papranueshme akuzat e opozitës se depozitoi ujë për të shitur
energji me çmim më të shtrenjtë dhe ftoi PS dhe forcat e tjera të minorancës që
të mos i servirni Shkodrës dokrra.

Këto komente, shefi i qeverisë i bëri gjatë
mbledhjes së radhës e cila për shkak të emergjencës humanitare po zhvillohet në
Shkodër, në selinë e bashkisë.

Duke folur mbi akuzat opozitare, Berisha
vlerësoi se ministrat së bashku me qeveritarët vendorë, drejtuat operacionin
më të fuqishëm të shpëtimit në historinë e vendit.

Ky operacion deri tani realizoi me sukses të
plotë shpëtimin e jetës së njerëzve, - theksoi kryeministri.

Ndërsa ka komentuar më tej akuzat e të majtës:
Lëshimi i ujërave është bërë me paralajmërim të plotë, tha Berisha duke iu
përgjigjur akuzave të opozitës se pse nuk u lëshua Fierza.

Një përmbytje e menjëhershme mund të ishte
katastrofave për jetët e njerëzve, - deklaroi Berisha duke vlerësuar këtu se
ata që menaxhuan digat, e bënë këtë duke dhënë maksimumin.

r.d/e.r/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Përmbytjet,
Berisha: Skemi asnjë të vdekur

Kryeministri:
E kapërcyem situatën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›