E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e qeverise kreu i ekzekutivit parashtron prioritetet per vitin 2012

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë për vitin 2012. Në fjalën e tij kryeministri, Sali Berisha parashtroi objektivat e qeverisë së drejtuar prej tij për këtë vit. Kështu, kreu i ekzekutivit u ndal fillimisht në vetë rëndësinë që ka ky vit, pasi përkon me 100 vjetorin e Pvarësisë së Shqipërisë, për të kaluar më pas tek objektivat në fushën ekonomike. Por një tjetër çështje e trajtuar nga Kryeministri, ishte dhe zgjedhja e kreut të ri të të shtetit, ku garantoi për një garë brenda kornizave të Kushtetutës.
100 vjetori i Pavarësisë
Kryeministri berisha e nisi fjalën e tij me një urim për vitin e ri. “Uroj një vit plot shëndet gëzim, suksekse dhe mbarësi. Falenderim për punën që ka bërë adminsitrata. Nisim këtë vit, vitin jubilar të 10o vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë më të qartë, të më vendosur më optimistë, më të sigurtë se kurrë. Siguroj qytetarët se do të bëj gjithçka për ta kthyer këtë vit në vitin e merituar të Shqipërisë, në 100 vjetorin e Paravësisë së saj”, u shpreh Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, do të bëhet një përpjekje të madhe për një vështrim të qytetëruar të të gjitha zhvillimeve nga 1870-1912.
“Ky vit duhet të jetë viti i themelit të vizionit të Shqipërisë. Ky vit duhet të jetë një vit në të cilën qytetarët shqiptarë të ndihen më krenarë dhe vlerësuar se kurrë në historinë e tyre. Të ndihen krenarë me ato që kanë realizuar paraardhësit e tyre, me vizionin që mbështesin dhe të ardhmen që janë të vendosur të ndëtojnë me integrimin në BE”, deklaroi Berisha.
Zgjedhja e Presidentit
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha garnatoi opozitën se mazhoranca qeverisëse do të përmbajë pikë për pikë marrëveshjen e nënshkruar vitin që kaloi.
“Është në detyrën tonë, që këtë vit ta shndërrojmë në një vit suksesi më të madh. Në radhë të parë, duhet të garantoj opozitën që jemi të vendosur t’i qendorjmë marrëveshjes pikë për pikë. Bojktoi zgjatie zgjati por dështoi. Një vend i lirë nuk mund të mbahet peng. Ndaj qendrojmë të hapur për bvashkëpunim të sinqertë, por edhe të vendosur për zbatim të Kushtetutës. Urojë që ligjet që presin të votohen, siç është përcaktuar më marrëveshje dhe uroj të bëjmë çdo gjë për realizimin e reformës zgjedhore”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë kreu i qeverisë u ndal dhe në zgjedhjen e Presidentit të ri, që do të zgjidhet po këtë vit.
“Ky është viti i zgjedhjes së Presidentit dhe garantoj se do të zgjidhet në respekt të Kushtetutës. Çdo përpjekje për t’iu imponuar Shqipërisë për dështira suplementare, në raport me Kushtetutën, do shkojnë në dështime, si në rastet e tjera. Uroj të bëjmë përpjekje të mëdha, për t’i dhënë vendit një President në lartësinë e detyrave të Kushtetutës dhe lirive të vendit”, vlerësoi Berisha.
Zhvillimi ekonomik
Sipas kryeministrit Berisha, ky është viti që zona e euros është në krizë, çka tregon se kërkohet vendosmëri shumë e madhe për të zgjeruar çdo ditë e më shumë frymëmarrjen dhe lirinë ekonomike, të biznesit.
“Ne nuk kemi alternativë tjetër për të mbajtur rritjen ekonomike, për të vazhduar me ambicje progranmet e projektet tona, përveçse përformancën ekonomike. Nëse lexohet me kujdes ligji i koncesioneve, kjo kërkon që duhet të plotësohet me urgjencën më të madhe me ligjin e partneritetit publik. Nëse vështrojmë potencalet e mëdha që kemi, ne këtë vit mund të tejkalojmë qartësisht, pavarësisht nga kriza në rajon, objektivat tona ambicioze”, vlerësoi Berisha.
Për këtë arsye, Kryeministri bëri thirrje që “të dërgojmë mesazhe se në këtë vend investohet, se ky është një vend parajsë për investrimet e huaja dhe të reja”.
Por duke trajtuar hapat me të cilat është zhvilluar vendi, kreu i qeverisë risolli në kujtesë dhe qëndrimin kritik të opozitës përgjatë kësaj periudhe. “Në një kohë lirie, janë të gjitha hapësirat që disa njerëz të nxijnë gjërat. Imagjinoni sa herë e kanë përdorur fjalën krizë në këto 5 vite”, nënvizoi ai.
Por përkundrejt këtij qendrimi, kryeministri Berisha vlerësoi se “asnjë komb në histori nuk ka dalë nga varfëria si ne, e të zhvillohet si ne”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›