Durres ikin 6 mije emigrante ne dite
Pas mbarimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë, kanë nisur kthimin në vendet ku ata jetojnë e punojnë. Mësohet se nga pika kufitare e portit të Durrësit, pikërisht një natë më parë kanë dalë mbi 2500 shtetas si dhe rreth 1200 automjete, të cilët janë nisur me katër tragete. Policia kufitare e Durrësit në bashkëpunim me doganën si dhe autoritetin portual ka hartuar një plan masash për lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi, duke punuar me një kapacitet prej 32 sportelesh, ndërsa janë vënë në dispozicion hapësira të reja të terminalit të ri të pasagjerëve, me qëllim përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes nga pika kufitare e portit të Durrësit pritet të nisen pesë tragete, nga ku do të imbarkohen mbi 4 mijë shtetas si dhe mbi 1400 automjete.
Gjatë 48 orëve të fundit, në doganën e Durresit kanë kaluar për në Itali rreth 3700 emigrantë dhe afro 1900 automjete. Sipas autoriteteve të Policisë Kufitare, lëvizja më e madhe e emigrantëve në drejtim të Italisë pritet të jetë gjatë ditëve në vijim, ku mesatarisht në ditë pritet të largohen 6 mijë shtetas. Drejtues të kompanive të agjensive të udhetimit theksojnë se këtë viti numri i shtetasve që kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet portit të Durrësit ka tejkaluar atë të një viti më parë. Nga ana e saj, policia ka rritur kontrollet, duke pasur në shënjestër trafikantët e drogës.