E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani Urbanistik Bashkia e Tiranes nis kete muaj konsultimin me qytetaret

Janari shënon dhe muajin e nisjes së konsultimeve me qytetarët për hartimin e Planit Urbanistik.
Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku, Lulzim Basha në mbledhjen e fundit me grupin teknik të punës për hartimin e Planit Rregullues, sipas të cilit marrja dhe dëgjimi i zërit qytetar nuk është një formalitet, por një domosdoshmëri.
20 vitet e fundit Tirana ka humbur shumë nga vlerat e saj historike për shkak të zhvillimit kaotik urban.
Burime pranë Bashkisë së Tiranës, bëjnë të ditur, për “ABC Neës” se vlerat arkitektonike dhe historike të qytetit janë në qendër të vëmendjes së grupit strategjik për Planin e ri Urbanistik.
Ky grup ka diskutuar dhe vendosur mbi principet dhe kriteret kryesore të zhvillimit dhe përjashtimit nga ndërtimi, dhe krahas kriterit mjedisor, është ai i trashëgimisë kulturore.
Në raste të prezencës së monumenteve të rëndësishme do përjashtohet zhvillimi që cënon këto vlera. Sipas specialistëve të grupit të punës, këto instrumente do t'i japin frymëmarrjen e duhur procesit të ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave të trashëgimisë kulturore arkitektonike dhe procesi i planifikimit të territorit merr një vlerë të shtuar në këtë drejtim.
Planin e ri Urbanistik, i cili po hartohet për të qënë gati në pranverën e ardhshme, për herë të parë do të ketë një metodologji shkencore. Ai nuk do të jetë një plan “vizatim”, por një plan me përllogaritjet e duhura, duke iu përgjigjur realisht dhe me efiçencë nevojave të qytetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›