E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 10 akse, 320 police per sigurine

Vizita e Kryeministrit italian, Romano Prodi, eshte shoqeruar me masa te rrepta ne kontrollin e trafikut ne rruge. Dhjete akse rrugore jane bllokuar gjate dites se djeshme ne Tirane, nga ora 09:00 deri ne 18:00 kur shenohej edhe fundi i axhendes se shefit te qeverise se vendit fqinj. Ndersa jane angazhuar 320 forca policie dhe 40 automjete. Burime zyrtare nga policia e Tiranes thane dje, per gazeten "KJ", se plani i masave parashikonte bllokim te pjesshem, kryesisht gjate orareve qe zhvilloheshin takimet me zyrtaret e shtetit. Bllokimet e akseve kane zgjatur ne intervale 10-25 minuta, kohe qe eskortes se delegacionit i duhej per te levizur ne rruge dhe mberritur ne institucione si Presidenca, Keshilli i Ministrave, Parlament apo Pallati i Kongreseve. Akset qe kane krijuar probleme ne qarkullim gjate dites se djeshme kane qene ne sheshin "Nene Tereza", bulevardin "Deshmoret e Kombit", Rruga e Elbasanit. Por gjate mberritjes se Prodit ne Tirane jane pezulluar levizjet edhe ne rrugen e re hyrese Kashar-Rinas, autostrada Qaf-Kashar - Tirane, "Rruga e Durresit", sheshi "Skenderbej", bulevardi "Deshmoret e Kombit", Rruga e Elbasanit dhe Rruga "Ismail Qemali". Sot pritet te kete bllokime te bulevardit kryesor ne intervalin 10:00-13:00, per shkak te zhvillimit dhe te parades ushtarake me rastin e 95-vjetorit te krijimit te Forcave te Armatosura te Shqiperise.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›